Lajme Zone
Krujë/ Mbante pa lejë armë zjarri, arrestohet 61-vjeçari
Të tjeraABC News Albania

Krujë/ Mbante pa lejë armë zjarri, arrestohet 61-vjeçari

Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët.

Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë. Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet arme zjarrikruje