Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (VIDEO)


Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi plagoi me thikë me thikë administratorin e pallatit ku banonte.

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi plagoi me thikë me thikë administratorin e pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat. LEXO edhe...Hapet Shërbimi i Trombektomisë në QSUT, Sala: Një ekosistem profesionist që i përgjigjet në kohë qytetarit (VIDEO) 71-vjeçari ndodhet në spital, ndërkohë policia njofton se ka sekuestruar mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë). “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat. I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al plagosje me thike Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3167 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?