Lajme Zone
Alarm për bombë në disa institucione, Policia: E-mail kërcënues nga një adresë e paidentifikuar
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për bombë në disa institucione, Policia: E-mail kërcënues nga një adresë e paidentifikuar

Një e-mail me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, ku pretendohej se ishin vendosur bomba, është dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit.

Mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike ende e paidentifikuar... Një e-mail me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, ku pretendohej se ishin vendosur bomba, është dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit.

Policia e Shtetit njofton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike ende e paidentifikuar dhe se menjëherë pas marrjes së informacionit janë nisur verifikimet në institucionet e përfshira në kërcënim. Sipas Policisë, nga kontrollet e kryera deri tani nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi në institucionet e kontrolluara. E-maili i dërguar në disa institucione Paralelisht me kontrollet në terren, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për të identifikuar autorin e kërcënimeve dhe origjinën e adresës elektronike nga e cila janë dërguar mesazhet. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, duke theksuar se strukturat e saj janë të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. “Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive”, njofton policia.policia kërëcnime 1 Komente T TR 27 Gusht 2026, 11:10 Nqs email flet ne emer te shtetit islamik, te jeni te sigurisht se mbrapa fshihen krijuesit e ketij "shteti" (çufot e Rames), ose "vellezerit" ne Beograd e Athine Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet SPAK sekuestron makinën luksoze të Ergys Agasit, mjeti i fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort” 27 Gusht 2026, 09:1709:17Aktualitet Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve 27 Gusht 2026, 08:4508:45Aktualitet Zjarr në fshatin Vajkal të Bulqizës, flakët përhapen pranë banesave 27 Gusht 2026, 08:1108:11Aktualitet “Në krye të Komitetit të Prizrentit është vënë Hajrulla Ishmi, vëllai i të cilët është varur nga italianët”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s 27 Gusht 2026, 07:5607:56Aktualitet Qytetet më të “shkreta”; Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6% 27 Gusht 2026, 07:2007:20Aktualitet Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte 27 Gusht 2026, 07:1607:16Aktualitet