Mirela Kumbaro dhe burri i saj Madje, si për ironi, dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Në përgjigjen e Diellës mungonin bëmat e zonjës Kumbaro, thirrja e saj në SPAK për katër orë disa muaj më parë dhe disa të dhëna rreth pasurisë së saj. Mirela Kumbaro është e vetmja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër mandateve në pushtet. Edhe pse firmat e zonjës Kumbaro dalin në të paktën 30 afera të dyshuara korruptive, duke përfshirë krime të dyshuara mjedisore, trafikim mbetjesh, ndërtime në zona të mbrojtura, tenderë me flamur të kuq etj., Edi Rama vijon t’i besojë Kumbaros drejtimin e degëve të rëndësishme të qeverisjes si arsimin, më parë kulturën dhe mjedisin. Zbardhet pasuria e ministrave: Kumbaro u dhuron fëmijëve nga një apartament, Gonxhe jep 150 mln lekë hua, Mazniku i 'zhytur' në kredi
18 Dhjetor, 20:51 Madje, si për ironi, dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Në përgjigjen e Diellës mungonin bëmat e zonjës Kumbaro, thirrja e saj në SPAK për katër orë disa muaj më parë dhe disa të dhëna rreth pasurisë së saj.
Apartamentet e Kumbaros:
Apartament 128 m2
Apartament 95 m2
Apartament 119 m2
Apartament 108 m2
Apartament 87 m2
Apartament 69 m2
Apartament 92 m2
Apartament 55 m2
Apartmament 103 m2
Mirela Kumbaro posedon të paktën tetë apartamente dhe disa garazhe në emrin e saj dhe të bashkëshortit. Si burim për pasurinë e paluajtshme, Kumbaro deklaron kursimet nga të ardhurat, kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortit, Aleksandër Furxhi, drejtues emisioni dhe prezantues lajmesh në TV Vizion Plus. Të ardhurat familjare, burojnë rreth 60 % nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 20% kanë si burim pagën e zonjës Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme. A është Mirela Kumbaro, edhe pas 15 kullave që do ndërtojë miku i saj Arben Muçobega në Liqenin e Thatë? 6 Qershor, 15:13 Ndërkaq, gjatë vitit 2025, djali i Mirela Kumbaros, Tom Furxhi rezulton i punësuar pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për tregtimin dhe zhvillimin e armatimit ushtarak. Në media është raportuar më herët se Tom Furxhi ka qenë i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë dhe më pas tek Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës që u godit nga SPAK, por në deklarimet e pasurisë djali i Kumbaros nuk deklaron të ardhura nga puna në institucione të tilla./ Prapaskena mirela kumbaro pasuria 1200 630 5e441efd89678 screenshot 20260826 113648 chrome 437x1024 screenshot 20260826 113648 chrome 437x1024 1 900 0 1754387227xpamja e castit 2025 08 05 024659 551 screenshot 20260826 123100 chrome 782x1024 7 Komente J Jeta 26 Gusht 2026, 19:16 Duroni ramutin, o shqiptare! Duroni krimeve te e tij qeveritar dhe lojërat sikur me diellin qe ua shpellave trurin.
Vertete popull kot. Përgjigjjuni K Kohë 26 Gusht 2026, 19:24 Çohuni, çohuni o shqiptar! Se lejoni vehten tuaj te vjedhin kaq brutalisht nga nje grusht karakurvash te haremit te sulltan shurrelit?!
Çohuni se do te ju mallkojnë pasardhësit tuaj per jete te jete. Përgjigjjuni e ertf 26 Gusht 2026, 23:08 A ke dale ti ne proteste, apo flet qesim! Përgjigjjuni D Damiani i Lekes 26 Gusht 2026, 20:53 Pra, puno Minister me page mesatare 1500 euro, dhe bli 12 apartamente ose 853 m2 siperfaqe. Mesatarja e cmimit te blerjes 1500 Euro/m2. Mirela Kumbaro ka 13 vier ministre, ose 156 muaj. Zonja Kumbaro të mos haje, te mos pije, te mos vishet, te mos bleje medikamente mjeksore, të mos rrise dhe ushqeje femijet, të mos paguaje drita, uje, Internet, telefon etj. Me rrogen e saj do te bleje 156 m2 siperfaqe. Por Mirela Kumbaro ka 6 here me shume. Pa llogaritur që shtepite jane te mobiliara ... Ju donte thoni paga e Sander Furxhiut... Spiker lajmesh jo gazetar shikoni se sa rroge ka...hahaha behu si Mirela dhe behesh multi milioner Përgjigjjuni D DUCJA 27 Gusht 2026, 06:33 I ka pasur para se te behej ministre. Shume vjet me pare. Përgjigjjuni D DUCJA 27 Gusht 2026, 07:47 I ka blé vete me shume qeneri, dhe me zotes.por i ka blé vete, qe para 20 vjetesh. I ka blé me pak pare, thjesht kishte me shume pare se te tjeret, ne nje moment. Pra i ka blé vete, s'ke ku ta kapesh Përgjigjjuni t titi 27 Gusht 2026, 11:02 LIDHJET E PISTA ,,,,,qe ja favorizon forca e pushtetit,,,,i bene sheiket e ketij vendi,,,, se ne kohe te Enverit ishin pabuksa,,,,, pa prona ne trashegim,,,,,dhe ne perendim qytetaret me paga te larta mezi te blejne nje apartament e jo si keta me djetra,,,,,SPAK duhet te hetoje mbi burimin,,,,,,dhe te jape denimin ,,,,,, bashke me konfiskimin e pasurive te vena pa pune,,,,,,, Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Dieta, naftë, hotele, qira e pasaporta: sa shtrenjtë u kushtojnë deputetët shqiptarëve? 26 Gusht 2026, 18:1818:18Politike Riciklimi dixhital i fantazmave që mbajnë peng Shqipërinë! 26 Gusht 2026, 17:1617:16Politike ‘Beteja’ e platformave për të afruar qytetarë/ Pas 'Pasqyrës' së Ramës, Berisha krijon 'Agora PD' 26 Gusht 2026, 15:5215:52Politike SPAK-u në 8 muajt e Klodian Brahos; 197 dosje në sirtar; asnjë "i paprekshëm" në pranga 26 Gusht 2026, 13:2113:21Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Belgjikës: Në fokus, integrimi në BE 26 Gusht 2026, 13:0613:06Politike Nga Kievi në Madrid, si drejtësia po lëkund pushtetin e miqve të Ramës dhe testi i SPAK 25 Gusht 2026, 22:2022:20Politike

