Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, hodhi sot akuza në drejtim të prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi.
Në një intervistë në CNA TV, Këlliçi tha se Prençi është takuar me njerëz të rrethit të ngushtë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, por edhe me vetë Erion Veliajn në zonat periferike të kryeqytetit, me synimin e vetëm për të mbyllur dosjen e aferës së inceneratorit. “Dritan Prençi nuk ka bërë detyrën për incenetarorin e Tiranës. Unë jam një ndër ata politikanë, ndoshta i vetmi që kam denoncuar takimet e tij me rrethin e ngushtë të Veliajt, por edhe me Veliajn në zonat periferike të Tiranës, për të mbyllur dosjen e inceneratorit të Tiranës. Fakti që nuk i shkohet deri në fund është një njollë e zezë mbi SPAK-un”,-tha Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

