Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e Celibashit që Kreshnik Hajdari të vijojë të jetë në krye të bashkisë së Kuçovës. Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. LEXO edhe...Mentor Kikia: Përse duhet referendum për një çështje 'të mbyllur'? Ky dënim erdhi pasi kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar më pas në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç. Ky mosdeklarim në formular i ka kushtuar një betejë të gjatë politike me opozitën, e cila prej më shumë se 3 vitesh kërkon t’i hiqet mandati. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al ilirjan celibashi kreshnik hajdari kqz Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3307 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

