Lajme Zone
'Triathlon Labeat' në Liqenin e Shkodrës, 90 garues nga rajoni në edicionin e 14! Organizatorët: Qëllim masivizimi
SportReport TV

'Triathlon Labeat' në Liqenin e Shkodrës, 90 garues nga rajoni në edicionin e 14! Organizatorët: Qëllim masivizimi

Me pjesmarrës nga vendet e rajonit është mbajtur në liqenin e Shirokës edicioni i 14 i ‘Triathlon Labeat’.

Në Shirokë, buzë liqenit të Shkodrës, është zhvilluar edicioni i 14-të i Triatlonit “Labeat”, një aktivitet që ndërthur notin, çiklizmin dhe vrapimin. Ky edicion regjistroi një numër në rritje pjesëmarrësish nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit. “Kemi një pjesmarrje të gjërë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë Shqipëria. Pjesmarrja është diku te 90 sportistë. Gara është 750 metra not, 20 kilometra biçikletë dhe 5 kilometra vrap,”-u shpreh Elvis Bilali, organizator. LEXO edhe...‘Shkodra Art Residency’ bën bashkë 20 piktorë vendas e të huaj, sjellin përshtypjet e tyre përmes telajove Masivizimi i sportit dhe promovimi i një jetese aktive mbeten qëllimet kryesore të këtij aktiviteti, i cili organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. “Ky aktivitet, ky zhaner i sportit nuk është vetëm për sportistët. Ata janë vetëm vendi i parë, dytë dhe tretë, por pjesa tjetër është masivizimi i këtij sporti,”-tha Kliti Hoti, organizator. “Masivizimi është gjëja kryesore për qytetin, për bashkinë. Të gjithë sportet. Kemi edhe maratonën në tetor që do të jetë një aktivitet jashtëzakonisht i madh,”-deklaroi Alban Hasani, Drejtoria e Sportit Bashkia Shkodër. Për banorët e zonës dhe të apasionuarit pas sportit, aktivitete të tilla janë të rëndësishme, pasi gjallërojnë Shirokën dhe promovojnë potencialin turistik e sportiv të liqenit të Shkodrës. “Për Shirokën është diçka e bukur, se ka liqenin dhe simbolizon sportin e notit. Këtu janë bashkuar noti me të sportet e tjera si çiklizmi dhe vrapimi,”-u shpreh një banor i zonës. Me pjesëmarrje gjithnjë në rritje, Triatloni “Labeat” po kthehet në një traditë të rëndësishme sportive, duke promovuar Shkodrën si një destinacion ideal për zhvillimin e aktiviteteve sportive në natyrë. Ne.k./E.H/ReportTv.al Shkoder triathlon labeat liqeni i Shkodrës Elvis Bilali Kliti Hoti Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4751 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?