Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Shqipëria është e bukur por...' motorristi rumun i shpëton përplasjes së rrezikshme në Theth, apel shoferëve shqiptarë: Qëndroni në korsinë tuaj (VIDEO)


Turisti publikoi pamjet nga momenti i rrezikshëm gjatë udhëtimit në Shqipëri, por tha se kishte mbetur i mahnitur nga bukuritë e Parkut Kombëtar të Thethit.

Për pak sa nuk përfi në tragjedi udhëtimi i një motoristi rumun në Shqipëri. Në faqen e tij "Bee Adventurous Vlog", ai ka publikuar videon e një momenti të rrezikshëm në rrugën drejt Thethit, ku shihet teksa i shpëton një përplasje ballore me një makinë që vendosi të parakalojë në kthesë. Por pavarësisht gjithçkaje dhe ditës që i shkoi keq, ai thotë se mbeti i mahnitur nga Parku Kombëtar i Thethit, të cilin e cilëson si një nga peizazhet më të jashtëzakonshme dhe më të egra që ka parë në Shqipëri. "“Motoristët ngasin si të çmendur.” Dakord. Por në nëntë raste nga dhjetë, është ndonjë idiot brenda një kutie metali që përpiqet të të marrë përpara me makinë, ndërkohë që ti je duke ecur në anën tënde të rrugës. Të lëvizësh mbi dy rrota nuk të bën të rrezikshëm; të rrezikshëm të bën pakujdesia. LEXO edhe...Kalaja e Rozafës 'magnet' për vizitorët, Rama: Mbi 27 mijë turistë në gusht, 11% rritje krahasuar me një vit më parë Po ecja shumë ngadalë, jashtëzakonisht i përqendruar dhe duke respektuar çdo rregull, por ky palaço prapëseprapë arriti të kalonte në korsinë time dhe për pak sa nuk më përplasi ballë për ballë. Dhe absurdi është se kjo nuk ishte as pjesa më e keqe e ditës sime. Deri në atë moment, kisha rregulluar një gomë të shpuar gjatë rrugës, kisha mbetur pa fjalë përpara bukurisë së Parkut Kombëtar të Thethit – pa diskutim një nga peizazhet më mahnitëse dhe të egra të gjithë Shqipërisë – dhe ndërkohë po luftoja seriozisht me një helmim të rëndë nga ushqimi. Po dridhesha mbi motor, një spazmë stomaku larg katastrofës totale, mezi po e mbaja shpirtin brenda trupit, dhe megjithatë reflekset e mia për të shpëtuar ishin më të shpejta se ato të dikujt që rrinte rehat pas timonit. Mbajini sytë te rruga dhe, dreqi e mori, qëndroni në korsinë tuaj!" shkroi ai në rrjete sociale. U.D/ReportTv.al theth turiste aksident Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4750 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?