Jepen masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm” në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.
Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj Top Channel

