Lajme Zone
Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për Luan Muçën
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për Luan Muçën

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm”, në Radhimë.

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Regina Palm”, në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.

Për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e dhënë në ambientet e spitalit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Më 3 shtator, biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar nga një grup personash të armatosur në ambientet e hotelit të tij në Orikum të Vlorës.

Autorët e dyshuar, që kanë shkuar me disa mjete, kanë hyrë brenda hotelit të Bedinajt dhe i kanë kërkuar shumën prej 5 milionë eurosh.

Pasi biznesmeni ka kundërshtuar, autorët e kanë kërcënuar dhe më pas janë përplasur fizikisht. Nga agresorët, në hotelin e Bedinajt, është qëlluar në ajër me armë.

Ka qenë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se persona të armatosur e kishin sulmuar dhe konfliktoheshin me të.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se është kërcënuar nga Luan Muça dhe Madrid Lleshaj, të cilët i kanë kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largim brenda 48 orëve nga Shqipëria./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet regina palmvlore