Lajme Zone
Aksioni për makinat e braktisura në Tiranë, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Largojini nga rrugët, mos i lini në hapësirat publike
Të tjeraReport TV

Aksioni për makinat e braktisura në Tiranë, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Largojini nga rrugët, mos i lini në hapësirat publike

Institucioni thotë se pjesa më e madhe e mjeteve të braktisura është larguar, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe për rastet e tjera.

Policia Bashkiake e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë automjete të braktisura në rrugë dhe hapësira publike t'i largojnë vetë dhe t'i dërgojnë për skrap, duke theksuar se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë edhe në ditët në vijim. Sipas Policisë Bashkiake, pjesa më e madhe e mjeteve të braktisura është mbledhur dhe larguar, ndërsa strukturat po vijojnë evidentimin e rasteve të tjera në zona të ndryshme të kryeqytetit. LEXO edhe...Policia kontrolle ndaj makinave luksoze në Tiranë, verifikohet origjina e mjeteve dhe burimi i pasurisë (VIDEO) "Mos ta lëmë qytetin të presë për ndërhyrjen e institucioneve kur mund të kontribuojmë vetë", thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake, e cila u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë për mbajtjen të lira, të pastra dhe të sigurta të hapësirave publike. Institucioni thekson se hapësirat publike janë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe kërkon bashkëpunimin e tyre për t’i mbajtur ato të lira, të pastra dhe të sigurta. Për të sinjalizuar automjete të braktisura, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë Bashkiake të Tiranës në numrin 04 241 9465. Policia Bashkiake bën të ditur se ndërhyrjet për largimin e mjeteve të braktisura do të vazhdojnë edhe në vijim në të gjithë territorin e kryeqytetit. Share U.D/E.H/ReportTv.al Tirane bashkia tirane hapesirat publike Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4750 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?