Shkodra u kthye për disa ditë në një pikëtakim artistësh nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Edicioni i tretë i “Shkodra Art Residency ‘26” mblodhi rreth 20 artistë të pikturës, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me qytetin dhe të sjellin në telajo përshtypjet e tyre. “E kam një abstrakt që është një gjë për mua tani, shpreh botën e sotme”, thotë piktorja Fadilja Çunmulaj. LEXO edhe...'Triathlon Labeat' në Liqenin e Shkodrës, 90 garues nga rajoni në edicionin e 14! Organizatorët: Qëllim masivizimi “Jam paraqitur me dy piktura, një peizazh nga liqeni i Shkodrës, ndërsa tjetra natyrë e qetë”, thotë Greta Tahiraga. “Mbeta e befasuar pasi nuk e kisha pritur që Shkodra të ishte një qytet kaq i madh dhe i bukur njëkohësisht. Kam parë nga afër kalanë, liqenin, Muzeun Historik dhe plot pika të tjera. Vij nga Beogradi dhe shpresoj të rikthehem sërish”, shprehet Maya Dokic. Galeria “Oda” u bë hapësira mikpritëse e këtij edicioni. Rozafa Shpuza vlerëson krijimtarinë e artistëve dhe bashkëpunimin e krijuar mes tyre, duke theksuar se kjo galeri do të mbetet gjithmonë e hapur për iniciativa të tilla artistike. “Unë them që kjo të kthehet në një traditë dhe Shkodra gjithnjë të mirëpresë artistë sepse në kulmin e turizmit që jemi tani, është vend që vizitohet dhe kemi çfarë i tregojmë kujt vjen në Shkodër”, thotë Shpuza. Sipas kuratorit, Saimir Ahmeti, aktiviteti kontribuon në pasurimin e fondit të krijimtarisë artistike të Shkodrës. “Kjo është faza e parë me rreth 20 artistë nga Ballkani dhe shtete të tjera si Çekia, Ukraina, Italia. Ky aktivitet kontribuon për shtimin e fondit për veprat e artit”, thotë ai. Në përfundim të qëndrimit, artistët pjesëmarrës do të dhurojnë një pjesë të veprave të tyre për institucionet e Shkodrës. P.J/E.H/ReportTv.al Saimir Ahmeti Rozafa Shpuza Maya Dokic Greta Tahiraga Fadilja Çunmulaj Shkodra Art Residency ‘26 Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4750 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
