Lajme Zone
Tregtia e jashtme, 223 mln euro eksporte në gusht, rriten edhe importet
EkonomiEuronews Albania

Tregtia e jashtme, 223 mln euro eksporte në gusht, rriten edhe importet

Eksportet kanë vijuar të qëndrojnë në territor pozitiv edhe në gusht 2026, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë se në muajt e mëparshëm. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se shitjet e mallrave shqiptare jashtë vendit arritën në 20.5 miliardë lekë, duke u rritur me 1.6% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Eksportet kanë vijuar të qëndrojnë në territor pozitiv edhe në gusht 2026, por me një ritëm dukshëm më të ngadaltë se në muajt e mëparshëm. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se shitjet e mallrave shqiptare jashtë vendit arritën në 20.5 miliardë lekë, duke u rritur me 1.6% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Tregtia e jashtme e Shqipërisë ka shënuar një rritje të importeve gjatë muajit gusht, ndërsa deficiti tregtar është zgjeruar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në rreth 223.5 milionë euro, me një rritje prej 1.6% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë, importet u rritën me 12.6%, duke arritur në rreth 824.2 milionë euro. Si rezultat, deficiti tregtar në gusht ishte rreth 599.7 milionë euro, 17.4% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit 2025. Në rritjen e eksporteve kanë ndikuar pozitivisht materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe ushqimet, pijet dhe duhani, ndërsa tekstilet dhe këpucët kanë dhënë kontribut negativ. Sa i takon importeve, rritja është ndikuar kryesisht nga makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, të cilat kontribuuan me 4.8 pikë përqindje, të ndjekura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 3.5 pikë. Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të vendit. Në gusht, eksportet drejt Italisë u rritën me 5%, ndërsa importet nga Italia me 2.2%. Ndërkohë, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 46.2% të gjithë tregtisë së jashtme të Shqipërisë.