Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Tiranë, 12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës! Gazetarja jep detajet…


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht. E mitura është abuzuar seksualisht nga 2 persona, konkretisht nga djali i saj i hallës dhe nga tezja. Siç raporton gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, rasti i rëndë i incestit ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës që ka arrestuar 2 persona, djalin e tezes të të miturës 29 vjeç dhe tezen 31 vjeçe. Dyshohet se vajza 12- vjeçare ka diskutuar me shoqet lidhur me videot intime që disponon në celular dhe ka qenë drejtoresha e shkollës që ka ngritur alarmin dhe ka njoftuar policinë. Prindërit kanë bërë me dije para policisë se nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me këtë abuzim. Ndërkohë në praninë e psikologut është marrë në pyetje vajza, që ka pranuar abuzimin seksual.