Momenti i plagosjes Videoja tregon momentet e para të përplasjes mes disa të rinjve, ndërsa ngjarja përfi me persona të plagosur dhe tre të arrestuar. Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes së shëtitores.
Videoja është bërë publike nga avokati Arben Llangozi dhe tregon se plagosja ka ndodhur brenda një berberhane. Në video shihet se si një prej vëllezërve qethet, por i riu futet dhe e godet me thikë, më pas gjatë largimit plagos dhe vëllain e tij. Më pas sherri mes tyre ka vijuar jashtë ambienteve të berberhanes. Nga përplasja mbetën të plagosur vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia e Sarandës njoftoi sot arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirjen në konflikt. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga janë vënë tre të rinj, të moshave 22, 19 dhe 19 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në lagjen nr. 1 dhe dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Pas ngjarjes, policia identifikoi dhe arrestoi tre personat e dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pamjet e publikuara nga Llangozi paraqesin pjesën e parë të përplasjes. Avokati ka paralajmëruar se vijimi i ngjarjes është regjistruar në një video të dytë, e cila pritet të publikohet më pas.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë. Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Sarandë, arrestohen tre persona
17 Shtator, 14:54 plagosje sarande Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Sarandë, arrestohen tre persona 17 Shtator 2026, 14:5714:57Kronike Alarmoi policinë për bombë te shkolla “Emin Duraku”, Gjykata cakton masën për 47-vjeçarin 17 Shtator 2026, 14:1014:10Kronike Ishte kthyer në “makthin” e lokaleve të Tiranës, arrestohet 34-vjeçari, kreu 16 vjedhje teksa ishte në “arrest shtëpie” 17 Shtator 2026, 14:0514:05Kronike Alket Rizai “zhduket” pa gjurmë, policia greke dyshon se fshihet në Shqipëri 17 Shtator 2026, 13:4513:45Kronike Precedentët e kartelit të Ballkanit dhe lidhjet me "Ndrangheta-n", DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare 17 Shtator 2026, 12:5012:50Kronike “Lista e zezë” e makinave të luksit, nisin kontrollet në të gjithë vendin 17 Shtator 2026, 11:2311:23Kronike

