Lajme Zone
Tre makina përfshihen nga flakët gjatë natës në Durrës, policia nis hetimet
Të tjeraABC News Albania

Tre makina përfshihen nga flakët gjatë natës në Durrës, policia nis hetimet

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Mjetet ishin të parkuara në rrugë, ndërsa sipas të dhënave paraprake të policisë, zjarri dyshohet se ka nisur fillimisht në kazanët e mbeturinave dhe më pas është përhapur drejt automjeteve të parkuara aty pranë.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tre makinat, ndërsa ndërhyrja e një skuadre të repartit zjarrfikës bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e kartonëve apo mbetjeve në kazanët e plehrave, ndërsa përhapja e flakëve mund të jetë favorizuar nga era. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet