Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga në Gjirokastër teksa transportonte një emigrant afgan që kishte hyrë nga Greqia. Kur policia ndaloi makinën e tij në aksin Sarandë-Gjirokastër te ‘Ura e Kardhiqit’, konstatoi se 32-vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë. LEXO edhe...Kalaja e Gjirokastrës magnet për turistët, 300 mijë vizitorë në 10 muaj! Rriten edhe të ardhurat (VIDEO) Në pranga përfi edhe pasagjeri 27-vjeçar i cili ndodhej në automjetin tip “Renault”, tashmë i sekuestruar. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 2 çanta me veshje të dyshuara kontrabandë dhe 2 celularë. Njoftimi i plotë: DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona 3”. Thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, vihet në pranga 1 shtetas. Gjithashtu, procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë. Sekuestrohen 1 automjet, 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, dhe 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, Sektorin Operacional dhe shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zona 3”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin K. B. dhe pasagjer shtetasin M. Gj., të cilët po transportonin kundrejt pagesës 1 emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë. Nga verifikimet dhe veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat i përkisnin 27-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. P.J/ReportTv.al Gjirokaster arrestim Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.8% Vota total: 1843 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

