Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Transportonin emigrantë të jashtëligjshëm/ Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim


Policia ka goditur dy raste të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, në kuadër të dy operacioneve të koduara “Zona 01” dhe “Zona 02”.

Policia ka goditur dy raste të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, në kuadër të dy operacioneve të koduara “Zona 01” dhe “Zona 02”.

Gjatë operacionit të parë, të koduar “Zona 01”, u arrestuan në flagrancë tre persona, përkatësisht Apostol Beka 43 vjeç dhe Alban Latifi 45 vjeç, banues në Durrës, si dhe Ardi Ceka 38-vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, dy prej tyre u kapën në afërsi të fshatit Shtëpëz, duke transportuar me automjet 4 emigrantë nga vendet e treta. Ndërkohë, në kuadër të operacionit të dytë, të koduar “Zona 02”, u identifikua dhe u shpall në kërkim 29-vjeçari Afrim Islami, banues në fshatin Cakran të Fierit.

Ai nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, ndërsa transportonte 4 emigrantë nga vendet e treta. 29-vjeçari vijoi lëvizjen me shpejtësi dhe më pas braktisi automjetin në kthesën e Memaliajt.

Policia tha se po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet