Lajme Zone
Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë.

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë. Operacioni policor i koduar “Long Wait” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë në Gjirokastër dhe Tepelenë. Në pranga kanë rënë dy 20-vjeçarë, me inicialet L. A. dhe L. B., të dy banues në Bulqizë. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa transportonin me një automjet tip “Volkswagen” katër emigrantët, kundrejt pagesës. Sipas Policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën as urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celularë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Hetimet vijojnë për veprime të mëtejshme.