Lajme Zone
Tragjike në Rusi/ 5 alpinistë boshnjakë humbin jetën në malin e Elbrus
BotëCNA

Tragjike në Rusi/ 5 alpinistë boshnjakë humbin jetën në malin e Elbrus

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në në malin Elbrus në Kaukaz. Mediat e huaja raportojnë se pesë alpinistë boshnjakë kanë humbur jetën në majën më të lartë në Rusi, pasi janë përballur me një stuhi të fortë. Ekipet ruse të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e tyre në mal, siç tha një shërbim shpëtimi malor boshnjak. Ministria ruse e Emergjencave tha se ekipet e shpëtimit kishin gjetur dy

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në në malin Elbrus në Kaukaz.

Mediat e huaja raportojnë se pesë alpinistë boshnjakë kanë humbur jetën në majën më të lartë në Rusi, pasi janë përballur me një stuhi të fortë.

Ekipet ruse të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e tyre në mal, siç tha një shërbim shpëtimi malor boshnjak.

Ministria ruse e Emergjencave tha se ekipet e shpëtimit kishin gjetur dy alpinistë të tjerë gjallë, të cilët u nxorën nga mali dhe janë dërguar në spital për trajtim. Trupat e dy anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup janë gjetur në një lartësi prej 5,350 metrash dhe do të nxirren kur kushtet e motit ta lejojnë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.