Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për të zhvilluar një seancë plenare.
Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca e 27 korrikut do të zhvillohet në orën 10:00.
Vendimi vjen pas mospërfundimit të punimeve nga seanca plenare e 23 korrikut, e parashikuar si e fundit për këtë sesion parlamentar, që u shoqërua me kaos, tensione dhe diskutime të shumta mes mazhorancës dhe opozitës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

