Raporti i Gjendjes së Mjedisit për vitin 2025, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, nxjerr në pah një tjetër problematikë, atë të zhurmave urbane. Raporti për Gjendjen e Mjedisit/ Nivel alarmant i ajrit në Shqipëri, problem Tirana dhe Elbasani 26 Korrik, 21:39 Sipas raportit, niveli më i lartë i zhurmave në Shqipëri është vlerësuar në stacionet e Tiranës, që prodhohet nga trafiku rrugor.
Bazuar në të dhënat e monitoruara natën, tejkalimi më i lartë i normës natën (që është 45 dB) e vërehet në të gjitha qytetet, përveç Lezhës dhe Përmetit. Niveli më i lartë është monitoruar në stacionet e Tiranës dhe Vlorës.
Monitorim është kryer për një kohë matje 24 orëshe dhe niveli ekuivalent i presionit akustik LAeq ditën u llogarit nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Raporti argumenton se në vendin tonë shkaktari kryesor i emëtimit të zhurmave është trafiku rrugor. Kjo për shkak të sistemit hekurudhor pothuajse inekzistent, si edhe ekzistencës së vetëm një aeroporti ndërkombëtar. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma, si ditën ashtu dhe natën./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

