Lajme Zone
Plazhi në Gjirin e Lalzit ‘pushtohet’ nga m*ti: E mbulojnë tubin me pedalon!
EkonomiJOQ Albania

Plazhi në Gjirin e Lalzit ‘pushtohet’ nga m*ti: E mbulojnë tubin me pedalon!

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Gjiri i Lalzit, ku pretendon se një biznes në zonë kryen çdo mëngjes shkarkime të ujërave të zeza në det përmes një tubacioni që, sipas tij, fshihet gjatë pjesës tjetër të ditës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim nga Gjiri i Lalzit, ku pretendon se një biznes në zonë kryen çdo mëngjes shkarkime të ujërave të zeza në det përmes një tubacioni që, sipas tij, fshihet gjatë pjesës tjetër të ditës.

Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet një tubacion i vendosur pranë vijës bregdetare, nga i cili rrjedhin ujëra drejt rërës dhe detit, shumë pranë zonës ku ndodhen pushuesit dhe mjetet lundruese.

Sipas qytetarit, kjo nuk është një situatë e rastësishme, por një praktikë që përsëritet çdo ditë.

"Për dreq që nuk ju shkruva! Por gypin çdo mëngjes e nxjerrin, e mbajnë aty derisa të zbrazet dhe më pas e heqin prapë."

Qytetari pretendon se tubacioni fshihet poshtë një pedaloni, duke e bërë të vështirë dallimin e tij gjatë ditës, ndërsa nxirret vetëm në mëngjes për të kryer shkarkimin.

Pamjet kanë ngritur shqetësim, pasi tubacioni ndodhet shumë pranë zonës ku frekuentojnë pushuesit, në një prej plazheve më të vizituara të bregdetit shqiptar.

Nëse pretendimet rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një problem serioz të ndotjes së mjedisit, me pasoja të mundshme për cilësinë e ujit, ekosistemin detar dhe shëndetin e qytetarëve që frekuentojnë plazhin.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetari, ndërsa u bën thirrje Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Bashkisë Durrës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të kryejnë verifikime urgjente në terren dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohet një shkelje e tillë.

Redaksia mbetet e hapur për publikimin e çdo reagimi apo sqarimi zyrtar nga biznesi i përmendur dhe institucionet përgjegjëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)