Lajme Zone
Itali/ Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët! 45-vjeçari lihet në detyrim paraqitje
BotëReport TV

Itali/ Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët! 45-vjeçari lihet në detyrim paraqitje

Karabinierët ishin jashtë shërbimit. Në gjendje të dehur, 45-vjeçari filloi ta provokonte karabinierin me fraza ironike si: “Ej, mos u ul në timon, apo jo, pasi ke pirë birrë?”, duke iu referuar patentës së tij të pezulluar.

Një 45-vjeçar shqiptar në Pavullo, Modena është arrestuar pasi sulmoi karabinierët. LEXO edhe...50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro 90-vjeçarit italian dhe blen shtëpi, hetimet zbulojnë transferta deri në 12 mijë euro në muaj Incidenti ndodhi pak pas orës një të natës gjatë festës së birrës që zhvillohet pranë stadiumit. Shqiptari, i cili në të kaluarën ka pasur probleme me drejtësinë: një dënim për drogë në vitin 2002 dhe, në vitin 2022, pezullim të patentës për drejtim mjeti në gjendje të dehur (por që tashmë i është rikthyer). Të enjten në mbrëmje ai ndodhej në festë. Dukshëm i dehur, ai takoi një karabinier që në të kaluarën e kishte ndaluar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Karabinier ishte në festë me rroba civile, jashtë shërbimit, së bashku me disa kolegë të tjerë karabinierë (gjithsej ishin 7-8 persona), edhe ata veshur civil. Në gjendje të dehur, 45-vjeçari filloi ta provokonte karabinierin me fraza ironike si: “Ej, mos u ul në timon, apo jo, pasi ke pirë birrë?”, duke iu referuar patentës së tij të pezulluar. Më pas ai vazhdoi me fjalë dhe sjellje të tjera provokuese. I gjithë grupi i karabinierëve vendosi të largohej nga festa. Por 45-vjeçari e ndoqi në parking karabinierin me të cilin po debatonte, duke u përpjekur t’i afrohej. Kolegët e tij ndërhynë duke u vendosur mes tyre dhe duke i kërkuar të ndalonte, duke i kujtuar se ishin karabinierë. 45-vjeçari shtyu njërin prej tyre, duke këmbëngulur të arrinte personin tjetër. Ai u pengua dhe ndërkohë mbërriti një patrullë policie. Për 45-vjeçarin u ngritën akuzat për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe plagosje, për shkak të goditjeve që u dha dy karabinierëve të tjerë gjatë momentit kur po i vendosnin prangat. Të dy morën nga gjashtë ditë raport mjekësor. Seanca gjyqësore Mëngjesin e së premtes, 45-vjeçari, i mbrojtur nga avokatja Martina Resca (e caktuar nga shteti), u paraqit para gjyqtares Natalina Pischedda për gjykim të përshpejtuar. Karabinieri me të cilin 45-vjeçari kishte pasur debatin shpjegoi dinamikën e arrestimit. Më pas, me këshillën e avokates së tij, edhe 45-vjeçari dha versionin e vet të ngjarjes, duke thënë se ndihej i vënë në shënjestër nga ai karabinier, i cili sipas tij e kishte ndaluar dhe denoncuar edhe në raste të tjera, përfshirë kohët e fundit. Për këtë arsye, ai tha se kishte reaguar në atë mënyrë kur e kishte parë në festë, duke i kërkuar gjithashtu falje gjyqtarit për sjelljen e tij të shkaktuar nga alkooli. Nga deklarata e tij doli në pah një situatë konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilën gjyqtarja e mori parasysh. Ajo hodhi poshtë kërkesën e prokurorit për masën e arrestit shtëpiak dhe vendosi në vend të saj detyrimin për paraqitje në polici, siç kërkoi avokatja mbrojtëse. Masa do të jetë në fuqi deri në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 6 tetor. “E kërkova këtë masë sepse besoj se paraqitja çdo ditë në kazermë mund të favorizojë kontaktin mes klientit tim dhe karabinierit me të cilin pati konfliktin, me shpresën që mosmarrëveshjet të mund të zgjidhen,” shpjegoi avokatja Resca. Ajo shtoi se, duke parë marrëdhëniet konfliktuale të shfaqura mes tyre, nëse çështja do të vazhdojë me proces të zakonshëm, mund të jetë e dobishme të dëgjohen edhe karabinierët e tjerë të pranishëm, të cilët në total ishin rreth dhjetë persona pranë të arrestuarit. Sipas avokates, me ligjin e ri për sigurinë në Itali, 45-vjeçari rrezikon dënime të rënda për veprat penale të rezistencës dhe plagosjes ndaj një zyrtari publik./Gazzetta di Modena P.J/ReportTv.al arrestim shqiptarët në itali modena itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.3% Nuk e di 7% Vota total: 4069 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?