Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e tyre në Florida të SHBA është nga qyteti i Lushnjës. Ata jetonin në lagjen 18 Tetori dhe kishin mbërritur përtej Atlantikut përmes llotarisë amerikane. Fillimisht ishin larguar bashkëshortët, dhe më pas atyre iu ishin bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia. Në Lushnjë jetojnë dy motrat e Gentian Manatit, të cilat kanë arritur të sigurojnë vizat dhe të udhëtojnë drejt SHBA mëngjesin e sotëm, për t’iu gjendur pranë familjes së vëllait në këto momente të vështira. LEXO EDHE:SHBA: Minat detare iraniane u hoqën me sukses nga hormuzi! Trump vijon këmbënguljen: Ngushtica, territor amerikan Lajmi për humbjen e jetës së tre të miturve ka lënë të shokuar edhe fqinjët. Për Report TV ata shprehen se janë të tronditur. “Nuk ka fatkeqësi më të madhe në jetë, të rritësh tre fëmijë me sakrificë”, thotë një fqinje. “U tronditëm kur e morëm vesh”, tha një tjetër. Tre fëmijët e familjes Manati, humbën jetën në një zjarr që përfshiu banesën e tyre dy katëshe në Jacksonville të Floridës në SHBA, mëngjesin e 26 gushtit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në banesë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, gjetën tre fëmijët pa shenja jete, ndërsa dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë. Për të lehtësuar kushtet financiare të familjes Manati, një kushërirë e tyre ka nisur një fushatë GoFundMe që ka për qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit për 3 të vegjlit dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve që ndodhen në spital. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: gentian manati lushnje Fier SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4204 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

