Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Krutje të Lushnjës mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një krim i rëndë në familje ka lënë të vdekur një grua dhe të plagosur bashkëshortin e saj.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një i ri ka sulmuar prindërit e tij, duke i marrë jetën nënës dhe duke lënë të plagosur babain. Autori i dyshuar, i cili raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur pas krimit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të të riut dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e tij.
Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po vijon punën në terren për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.

