Lajme Zone
Krimi i rëndë në Lushnje/ Autori në kërkim, policia jep detaje
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Krimi i rëndë në Lushnje/ Autori në kërkim, policia jep detaje

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka trondi...

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Sipas informacionve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në fshatin Zhymë të Lushnjes. Shtetasi F. D., 45 vjeç ka goditur për vdekje me sqepar nënën e tij shtetasen F. D., 80 vjeçe si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

45-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes, ndërsa poicia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Shkaqet dhe rrethanat e krimit të rëndë ende nuk dihen. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.