Lajme Zone
Shoferi “ndez” asfaltin, lëviz në rrugë me rimorkion pa rrotë
Të tjeraJOQ Albania

Shoferi “ndez” asfaltin, lëviz në rrugë me rimorkion pa rrotë

Një situatë e pazakontë është filmuar mbrëmjen e sotme në një autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të qytetit të Fierit.

Një situatë e pazakontë është filmuar mbrëmjen e sotme në një autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të qytetit të Fierit.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, një automjet shihet duke tërhequr një rimorkio me një gomone, ndërsa njëra prej rrotave të rimorkios mungon ose ka dalë jashtë funksionit.

Për pasojë, pjesa metalike fërkohet me asfaltin gjatë lëvizjes, duke krijuar një "rrebesh" shkëndijash që ndriçojnë rrugën në errësirën e natës.

Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit e ka vërejtur defektin gjatë rrugës apo ka vendosur të vijojë udhëtimin pavaresisht tij.

Megjithatë, lëvizja e një rimorkioje në këtë gjendje përbërin një rrezik serioz për sigurinë rrugore, si për shkak të humbjes së stabilitetit të mjetit, ashtu edhe për mundësinë e ndezjes së ndonjë zjarri në anë të rrugës. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)