Lajme Zone
EMRAT/ Vrau nënën dhe babain dhe largohet nga banesa, policia në kërkim të autorit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

EMRAT/ Vrau nënën dhe babain dhe largohet nga banesa, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës.

Rreth orës 21:20, shtetasi 45 vjeç, dyshohet se ka goditur me një send metalik prerës, sqepar, nënën e tij, 80 vjeçe, Fanije Dalladaku. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka humbur jetën.

Gjatë ngjarjes, 45-vjeçari goditi edhe babain e tij, 77 vjeç. I moshuari Hasan Dalladaku pas plagëve ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak të Policisë, motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Florion Dalladaku i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia lushnje