Policia njofton se u arrestua një 34-vjeçar nga Kukësi, i dyshuar për trafikim armësh dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe pasagjeren, një 39-vjeçare nga Prizreni, për moskallëzim krimi. Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë 34-vjeçari, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Durrës, ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar tre pistoleta, dhjetëra fishekë dhe një armë e ftohtë.
Operacioni i koduar “Hallkat” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në kuadër të hetimeve për parandalimin e trafikimit të armëve që dyshohet se synonin shitjen te grupe kriminale në qytete të ndryshme të vendit.
Në pranga u vu shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Bashkë me të u arrestua edhe D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, e dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit të automjetit në Maminas, policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit, u gjet edhe një dorezë hekuri, e klasifikuar si armë e ftohtë.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
transportonte armë zjarri nga kosova Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Prej vitesh i fshehur; zbardhet emri kush është shqiptari me 7 identitete që u kap nga drejtësia italiane 15 Gusht 2026, 09:0509:05Kronike Operacion në Palasë/ Rrezikuan të mbyteshin në det nga moti i keq, shpëtohen tri gratë! 14 Gusht 2026, 20:5720:57Kronike Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Astir djali i Petrit Çakrrit! 14 Gusht 2026, 19:2919:29Kronike Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”! 14 Gusht 2026, 18:5218:52Kronike Ndjekje si në filma, dy shqiptarë “çajnë” postbllokun e policisë në Itali 14 Gusht 2026, 15:5615:56Kronike Zjarr në malin e Tërbunit në Pukë, flakët përhapen me shpejtësi nga era! 14 Gusht 2026, 15:3115:31Kronike

