SPAK & Ervin Mata Pas rreth tre vitesh hetime, SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Ervin Matës, të cilin e akuzon për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mata ndodhet i arrestuar në Brazil, ndërsa Gjykata Supreme Federale ka miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Në dosjen hetimore ai lidhet me trafikun e 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Frankfurtit, ndërsa hetimi më i gjerë përfshin disa ngarkesa droge të sekuestruara në Europë dhe Amerikën Latine. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i dyshuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Pas rreth tre vitesh veprime hetimore, SPAK ka ngritur ndaj Matës akuzat për “Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet janë kryer nga prokurori Vladimir Mara, drejtues i Seksionit për Krimin e Organizuar në SPAK.
Një prej episodeve për të cilat akuzohet Mata lidhet me rreth 250 kilogramë kokainë, që sipas hetimeve ishin nisur nga Brazili me destinacion aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2022. Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin
15 Shtator, 16:50 Mata ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ndaj tij ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai u arrestua më 25 prill 2026 në Ilhabela, në shtetin e São Paulo-s, në zbatim të procedurës së ekstradimit të kërkuar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara pas arrestimit, ai dyshohej se qëndronte në Brazil duke përdorur dokumente britanike të falsifikuara.
Vetëm pak ditë më parë erdhi edhe zhvillimi që i hap rrugën kthimit të tij në Shqipëri. Gjykata Supreme Federale e Brazilit miratoi kërkesën shqiptare për ekstradimin e Matës. Vendimi u mor unanimisht nga Dhoma e Parë e gjykatës braziliane, pas shqyrtimit të çështjes në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht. Dorëzimi mbetet i kushtëzuar nga procedurat e parashikuara në legjislacionin brazilian.
Mata e kishte kundërshtuar ekstradimin. Mbrojtja e tij kishte kërkuar edhe revokimin e arrestit, duke pretenduar ndër të tjera probleme me afatet e formalizimit të kërkesës shqiptare dhe duke ngritur pikëpyetje mbi juridiksionin. Këto kërkesa u rrëzuan nga gjyqtari Alexandre de Moraes, ndërsa edhe Prokuroria e Përgjithshme e Brazilit ishte shprehur në favor të ekstradimit. Trafik kokaine me Ervin Matën, ekstradohet nga Spanja djali i Erzen Breçanit 13 Qershor, 23:05 Dosja ku është përfshirë Mata shkon përtej episodit të 250 kilogramëve të kokainës. Sipas të dhënave të raportuara më herët për hetimin, autoritetet kanë hetuar disa episode trafiku: 446 kilogramë kokainë të sekuestruara në Holandë, 69 kilogramë kokainë të kapura në Brazil, 166 kilogramë marijuanë të nisura nga Spanja drejt Gjermanisë dhe 250 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Frankfurtit. Në total, bëhet fjalë për 931 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruara në episode të ndryshme të hetimit.
Një element i rëndësishëm i hetimeve kanë qenë edhe komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC. Sipas të dhënave të dosjes të raportuara më herët, komunikimet e administruara nga hetuesit e lidhin Matën me episodin e transportimit të 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë. Hetimet kanë përfshirë bashkëpunimin dhe informacionet e shkëmbyera me autoritete ligjzbatuese të disa vendeve.
Në lidhje me trafikun e narkotikëve, më herët janë dënuar edhe persona të tjerë të proceduar në këtë çështje, me dënime që në total kalojnë 60 vite burg.
Emri i Ervin Matës është bërë i njohur për publikun edhe për ngjarjen e tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gjatë përplasjes me armë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona, mes tyre Ervis Martinaj.
Tashmë dy zhvillimet ecin paralelisht: SPAK ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar Matën për gjykim në GJKKO, ndërsa në Brazil është miratuar ekstradimi i tij. Pas përfundimit të procedurave për dorëzimin, Mata pritet të sillet në Shqipëri për t'u përballur me procesin penal.ervin mata spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aldo Bare rikthehet në Kushtetuese, në lojë burgu përjetë 21 Shtator 2026, 20:2220:22Kronike Aksident pranë mbikalimit të Kasharit/ Furgoni me pasagjerë përplaset me barrierat e betonit, katër persona te Trauma 21 Shtator 2026, 19:1119:11Kronike “Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër”, zbardhet biseda e fundit e Nertil Buzit para krimit në Roskovec 21 Shtator 2026, 18:4018:40Kronike Po udhëtonte me biçikletë, përplaset për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali 21 Shtator 2026, 17:0017:00Kronike “Mafia shqiptare” ndez alarmin në Amerikën Latine, Uruguai nis gjurmimin e shtetasve nga Ballkani 21 Shtator 2026, 16:5016:50Kronike Atentati ndaj Artan Myrtajt, Hita urdhëron ngritjen Task Forcës së Posaçme në Sarandë 21 Shtator 2026, 14:5014:50Kronike

