Lajme Zone
Top Story/ “Serbia i glorifikon kriminelët e saj, ne ngritëm një Gjykatë Speciale”, Alizoti krahason dënimet me Nurembergun: Albert Speer mori 20 vjet, këtu jepen 25
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Top Story/ “Serbia i glorifikon kriminelët e saj, ne ngritëm një Gjykatë Speciale”, Alizoti krahason dënimet me Nurembergun: Albert Speer mori 20 vjet, këtu jepen 25

Deputeti Tomor Alizoti ka komentuar vendimin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi dhe duke theksuar se politika duhet të mbajë qëndrim në funksion të interesit kombëtar.

Deputeti Tomor Alizoti ka komentuar vendimin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi dhe duke theksuar se politika duhet të mbajë qëndrim në funksion të interesit kombëtar. Në studion e Top Story ai tha se Alizoti ka kritikuar gjithashtu mënyrën e trajtimit të krimeve të luftës, duke bërë krahasime me dënimet e dhëna pas Luftës së Dytë Botërore.

“Politika është qëndrim. Votimi nuk duhej të ndodhte. Ata janë potencialisht të fuqishëm. Politikisht, po të isha unë, nuk do ta votoja. Politika është qëndrim, se ja ku është produkti. Do të bënin një gjykatë tjetër, por ishte një padrejtësi. Ne, si shqiptarë, ndjekim interesat e kombit tonë. Interesi kombëtar prevalon mbi çdo interes personal.

Serbët, kriminelët e tyre i glorifikojnë, i bëjnë heronj. Ju e patë figurën e Mladiçit dhe dënimi është tragjik: 25 vjet. E dini që në Nuremberg, Albert Speer, një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, u dënua me 20 vjet. Adjutanti Mulka është dënuar me 14 vjet. Kyker, 7 vjet.

Boga, që ka qenë në sektorin e shfarosjes, është dënuar me 15 vjet. Dhe në Gjykatën e Nurembergut ishin edhe sovjetikët. Me vdekje është dënuar vetëm komandanti i madh i Aushvicit. Është marrëzi që po shkojnë në dënimet kapitale të botës. Këta janë të pafajshëm”, tha ai. Top Channel