Lajme Zone
“Liria ka emër”, deklarata e Begajt që tërboi Aleksandër Vuçiçin!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

“Liria ka emër”, deklarata e Begajt që tërboi Aleksandër Vuçiçin!

Fjalët e Begajt se “për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në” dhe se “liria ka emër” sollën një reagim nga Vuçiç, i cili e veçoi Presidentin shqiptar gjatë deklaratës së tij pas shpalljes së vendimit.

Vuçiç & Begaj Deklarata e Presidentit Bajram Begaj pas vendimit të Hagës ka sjellë një reagim të ashpër nga Beogradi. Aleksandar Vuçiç e veçoi kreun e shtetit shqiptar në reagimin e tij pas vendimit të sotëm të Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Qëndrimi i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, pas vendimit të sotëm të Hagës ka tërbuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Fjalët e Begajt se “për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në” dhe se “liria ka emër” sollën një reagim nga Vuçiç, i cili e veçoi Presidentin shqiptar gjatë deklaratës së tij pas shpalljes së vendimit.

Begaj shprehu trishtim të thellë për vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa mbështeti vendosmërinë e tyre për ta apeluar atë.

“Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në! Liria ka emër”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Vuçiç u kap pikërisht pas këtyre fjalëve për të sulmuar qëndrimin e Begajt. Pasi lexoi reagimin e presidentit shqiptar, ai u shpreh: “Imagjinoni sikur ndonjë prej zyrtarëve tanë të thoshte ‘Liria ka emër’ dhe më pas të përmendte cilindo serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”.

Vuçiç e zgjeroi reagimin edhe ndaj qëndrimeve të tjera të ardhura nga Tirana dhe politikanët shqiptarë në rajon. Ai përmendi kryeministrin Edi Rama, i cili reagoi ndaj vendimit me fjalën “Turp”, si dhe deklaratat e drejtuesve të tjerë shqiptarë.

Presidenti serb pretendoi se krimet më të rënda ndaj serbëve kanë mbetur jashtë vendimit të sotëm dhe ngriti kritika për faktin se UÇK-ja nuk është trajtuar si organizatë kriminale.

Por procesi i zhvilluar në Hagë kishte në qendër përgjegjësinë penale individuale të katër të akuzuarve, dhe jo UÇK-në si organizatë apo luftën për pavarësinë e Kosovës. Këtë e theksoi edhe Prokurorja e Specializuar Kimberly West pas shpalljes së vendimit, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën këtë të mërkurë, 16 shtator, vendimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Trupi gjykues dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Kadri Veselin me 18 vjet, Rexhep Selimin me 13 vjet dhe Jakup Krasniqin me 25 vjet burg. Në dënimet e tyre do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata i shpalli të katër penalisht përgjegjës për krime lufte që përfshijnë ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturimin e 303 personave dhe vrasjen e 96 personave.

Në të njëjtin vendim, megjithatë, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria nuk kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër një popullsie civile. Ata u shpallën të pafajshëm edhe për disa incidente të veçanta të përfshira në akuzat për krime lufte.

Procesi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020. Gjatë procesit dëshmuan në sallë 134 dëshmitarë, ndërsa 156 viktima morën pjesë në procedurë. Deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të këtij viti.

Vendimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe procesi gjyqësor mund të vazhdojë në fazën e apelimit.begaj vucic Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama i vendosur për Reformën Territoriale: Nuk cenohen shërbimet, në Korçë do të rriten investimet 16 Shtator 2026, 17:2017:20Politike “Washington Post”: Pasojat e verdiktit të Hagës; Kosova përballë një beteje të re politike dhe historike 16 Shtator 2026, 15:1615:16Politike "Aeroportin e Vlorës do ja japin Ron Yeffet-it", Berisha: Agasi ka hequr 4 ministra 16 Shtator 2026, 14:3014:30Politike "Në Serbi ka festë", Berisha pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Besojmë se Apeli do të bëjë drejtësi 16 Shtator 2026, 13:5713:57Politike Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Meta: Vendim absurd! Jakup Krasniqi, 75 vjeç, dënohet sa ‘kasapi i Ballkanit’ Mlladiç 16 Shtator 2026, 13:4113:41Politike Dënimi me 81 vite burg i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Presidenti Begaj: Askush nuk e njollos UÇK-në 16 Shtator 2026, 12:4712:47Politike