9 MINUTA ME PARE Nga takimi me Baba Mondin te “shteti Bektashi”/ Kulla rrëfen detaje nga vizita e Zampollit Kulla duke shoqëruar Zampollin I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Pashoq”, Ilir Kulla ka treguar detaje nga vizita e Paolo Zampollit në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe takimi i tij me Baba Mondin.
Kulla ishte vetë i pranishëm gjatë vizitës dhe tregoi se Zampolli kishte shkuar në Kryegjyshatë në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së saj. Vizita u zhvillua në Ditën e Nënë Terezës, një përkim që, sipas Kullës, kishte edhe simbolikën e vet historike.
“Zoti Zampolli shkoi te Bektashianët sepse ishte 35-vjetori i themelimit të Kryegjyshatës. Qëlloi në ditën e Nënë Terezës, sepse kur është hapur Kryegjyshata me Baba Reshat Bardhin, Nënë Tereza ka qenë aty. Një figurë shumë e madhe, Nënë Tereza, dhe bashkë me Baba Reshatin kanë qenë aty”, tha Kulla. Një prej çështjeve që mori vëmendje gjatë vizitës ishte projekti për të ashtuquajturin “shteti Bektashi”. Kulla tregoi se ishte pranë Zampollit kur ky i fundit shprehu qëndrimin e tij për idenë dhe tha se nuk dëshironte t’i shtonte asgjë deklaratës së bërë prej tij.
“Unë nuk do të shtoja asgjë më pak, asgjë më shumë sesa ajo gjë që ka thënë vetë zoti Zampolli në krah timin. Ai tha: ‘Kjo është një ide shumë e bukur, mua më pëlqen. Nëse shqiptarët do ta duan dhe do ta përkrahin, ne do ta përkrahim’. Unë nuk mund të shtoj asnjë fjalë më shumë dhe asnjë fjalë më pak nga kjo për zotin Zampolli”, u shpreh Kulla.
I pyetur nëse pas kësaj vizite apo projektit për “shtetin Bektashi” ekziston një proces që po zhvillohet në prapaskenë, Kulla tha se nuk bëhet fjalë për një nismë të fshehtë. Ai foli për një “punë dhe vendosmëri” për ta çuar përpara çështjen, të cilën e lidhi me historinë e Kryegjyshatës në Shqipëri.
“Nuk ka prapaskenë, ka një punë dhe një vendosmëri që Bektashianët, atë që kanë pasur që nga viti 1921 kur kanë ardhur këtu, ta vazhdojnë. Pra, siç erdhën në një dokument atëherë, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi, kur u deklarua që Kryegjyshata është në Shqipëri dhe Kryegjyshi është Papa i Bektashianëve, e kanë me dokument në muzeun e tyre”, deklaroi Kulla.
Sipas Kullës, ekzistojnë instrumente historike dhe juridike që duhen marrë në konsideratë në debatin mbi statusin e Kryegjyshatës.
“Është e Mustafa Qemal Ataturkut, është e Ahmet Zogut, është e vijuar më vonë, është Kushtetuta jonë, e cila i ka dhënë të drejtën, dhe ka formën e Konkordatit. Pra, janë të gjithë instrumentet dhe mjetet juridike të cilat janë aty dhe nuk ka ndonjë çudi”, tha ai.
Kulla komentoi edhe aludimet që kanë shoqëruar debatin publik mbi projektin, veçanërisht ato që e lidhin atë me Izraelin apo Mossad-in.
“Unë s’e shoh ku është gjithë kjo çudia e madhe, aq më tepër që u futën mbrapa Izraeli, Mossadi... Janë të pakuptimta”, përfi Kulla. 23 MINUTA ME PARE Reagimet pas vendimit të Hagës, Ilir Kulla: Hipokrizi e madhe, disa qanin me lot krokodili Ilir Kulla Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të “Pamfleti”, komentoi reagimet që pasuan vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
I pyetur nëse do të veçonte ndonjë prej qëndrimeve të ardhura nga Kosova, Tirana apo faktori ndërkombëtar, Kulla tha se ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte ajo që ai e cilësoi si “hipokrizi” nga persona që sot reagojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas Kullës, disa prej atyre që reaguan pas vendimit kishin shpresuar dhe punuar më herët që ish-krerët e UÇK-së të përfnin në situatën në të cilën ndodhen sot. Ai tha se këto reagime nuk e befasuan, duke i cilësuar si “lot krokodili”.
“Më bëri përshtypje hipokrizia ishte shumë e madhe. Shumë nga ata që kanë shpresuar dhe kanë punuar që këta të përfnin kështu si përfunduan, sot qanin me lot krokodili, por kjo nuk ishte ndonjë çudi. Unë që i njoh nga afër një pjesë e njerëzve që janë rrotull tyre, të paktën unë njoh tre apo katër nga këta që u dënuan i kam miq, siç njoh dhe shumë të tjerë atje. Por njoh dhe këta që qajnë me lot krokodili, nga Kosova, një pjesë e tyre që thonë që me zor po shihnin që t'u hapen, sepse na u zhdukën politikisht nga skena, deri në Shqipëri e gjetkë, që janë njerëz të cilët s'kanë lënë gjë pa thënë, derisa gjëja mbërriti këtu”, tha ai. 23 MINUTA ME PARE Ilir Kulla për Veliajn: Kemi një paradoks juridik unik, drejtësia po përplaset me pushtetin e zgjedhur Erion Veliaj & Ilir Kulla Ilir Kulla, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Pashoq”, komentoi edhe zhvillimet rreth kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Çështja ishte rikthyer për shqyrtim pasi Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar një vlerësim të ri mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë.
Kulla e cilësoi situatën një paradoks, duke e krahasuar qëndrimin e sistemit të drejtësisë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pagave me atë ndaj një tjetër pushteti të zgjedhur, Bashkisë së Tiranës.
“Çështja është që në këto ditë ne kemi një paradoks juridik, por edhe politik, unik në botë. Kemi një përplasje mes drejtësisë dhe pushtetit të zgjedhur. Një përplasje mes drejtësisë dhe pushtetit të zgjedhur për çështjen e pagave të gjyqtarëve, pra mes drejtësisë dhe Parlamentit, drejtësisë dhe qeverisë. Drejtësia i referohet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me të drejtë, me shumë të drejtë, që i thotë qeverisë: ti duhet të zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm”, tha Kulla. Sipas tij, në rastin e Veliajt krijohet një situatë e kundërt, pasi bëhet fjalë për një kryetar bashkie të zgjedhur, i cili vazhdon të mbajë detyrën ndërsa ndodhet në paraburgim.
“Po e njëjta drejtësi, për një çështje tjetër, por me një pushtet tjetër të zgjedhur, që është ai i kryetarit të bashkisë, ka një qëndrim diametralisht kundër, 180 gradë kundër. Kështu që jetojmë në kohë paradoksesh. Do të dëgjojmë edhe paradokse të tjera”, u shpreh Kulla.
Kulla e lidhi situatën aktuale me kritikat që ai thotë se ka ngritur prej vitesh ndaj mënyrës se si u realizua reforma në drejtësi. Ai përdori metaforën e “Frankensteinit” për të përshkruar raportin që, sipas tij, është krijuar mes politikës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
“Unë e kam quajtur 10 vjet më përpara, pra jo sot, nëpërmjet puthjes së Vlahutin-Lu-së në Parlament, 140 vota të deputetëve, për të dhënë me koncesion drejtësinë, pa menduar pastaj se çfarë do të bëjnë këta njerëz, si do të sillen. Jemi te ajo teoria e Frankensteinit: krijuesi dhe i krijuari që pastaj kthehet kundër tij”, deklaroi Kulla.
Sipas Kullës, përplasjet që po shfaqen nuk janë vetëm juridike, por mund të thellohen në një problem më të gjerë institucional dhe kushtetues mes pushteteve.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, sepse përveç paradokseve juridike do të dalin edhe shumë thellime në atë që quhet krizë kushtetuese mes pushteteve. Po del në sipërfaqe që ky institucion, i cili mendon se është mbi shtetin, në fakt nuk ka as para për të paguar rrogat e veta dhe po i kërkon paratë nga shteti”, tha ai.
Kulla e çoi më tej argumentin duke ngritur pikëpyetje mbi raportin financiar dhe institucional mes drejtësisë dhe shtetit.
“Nga shteti që duhet të kontrollojë edhe duhet të burgosë, në rastin konkret me zotin Veliaj apo me deputetët apo me çdo njeri tjetër. Pra, ne këtu kemi hyrë në një sistem logjik që bie totalisht erë. Unë kam përshtypjen që do të kemi zhvillime të tjera akoma më serioze në këtë drejtim”, përfi Kulla. 29 MINUTA ME PARE Kulla: Nëse doni t’i ndihmoni Thaçin dhe të tjerët, investoni te beteja ligjore dhe jo te folklorizmat Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq”, u ndal edhe te ajo që duhet të ndodhë pas vendimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e vendosur theksin te beteja juridike në Apel.
Sipas tij, veçanërisht për Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin, dënimet e dhëna janë jashtëzakonisht të rënda në raport me moshën e tyre. Kulla tha se kishte dëgjuar me vëmendje arsyetimin e gjyqtarit dhe vuri në dukje nivelin e detajeve me të cilat ishin paraqitur rastet.
“Sigurisht për zotin Krasniqi dhe për zotin Thaçi, është shteruese, të përjetshme. Por ka diçka. Nuk e di nëse ju e dëgjuat, se unë e dëgjova me kujdes gjithë arsyetimin e gjyqtarit dhe i referohej rasteve, me ditë, me kohë, me numër rastesh, me llojin e veprës penale e të tjera. Që do të thotë që prokuroria ka pasur kohë dhe para, janë harxhuar shumë që ky proces të vinte deri këtu ku erdhi”, tha Kulla.
Ai ngriti gjithashtu kritika për kohëzgjatjen e paraburgimit, duke theksuar se katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar rreth gjashtë vjet në paraburgim.
“Jo rastësisht ata njerëz kanë qëndruar gjashtë vjet në paraburgim, që, me thënë të drejtën, në asnjë kod të veriut nuk ka gjashtë vjet paraburgim. Kështu që unë mendoj që ndihma më e madhe që mund t’u jepet atyre njerëzve është: nuk ka më sjellje politike, emocionale dhe folkloristike nga kjo gjë”, u shpreh Kulla. Sipas tij, energjia dhe burimet duhet të përqendrohen tani te ndërtimi i një mbrojtjeje sa më të fortë juridike për fazën e Apelit. Kulla bëri thirrje që të angazhohen juristë dhe avokatë të nivelit më të lartë të mundshëm.
“Duhet, kush mundet e ku t’i gjejnë, avokatët më të mirë dhe njerëzit më të zotë nga aftësia juridike, në mënyrë që t’u bëjnë një ndihmë ligjore dhe një detyrë ligjore, të jenë të aftë që të reduktojnë sa më shumë masën në Apel”, deklaroi ai.
Kulla paralajmëroi ndërkohë kundër idesë se protestat apo presioni politik ndaj institucioneve të drejtësisë mund të ndikojnë në rrëzimin e vendimit.
“Le ta harrojmë që kjo që ka ndodhur do zgjidhet duke bërë presion ndaj Apelit apo drejtësisë, se do t’i çojmë ata në pafajësi. Përkundrazi, mund t’i japim një efekt akoma më të keq se ai që kemi parë tani”, përfi Kulla. 30 MINUTA ME PARE Sytë nga Apeli, Kulla për ish-krerët e UÇK-së: Shpresoj të reduktohen dënimet, janë drakoniane Ilir Kulla Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të “Pamfleti”, e sheh procesin e apelimit si mundësinë e vetme për të ndryshuar situatën e ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të Hagës.
Kulla u shpreh se duhet të punohet pa ndërprerje që në Apel të arrihet reduktimi i dënimeve, të cilat i cilësoi “drakoniane”, të paktën në tre raste.
“Dhe tashmë e vetmja mënyrë për t'i ndihmuar ata që janë atje, është që të vazhdojë puna e parreshtur që në apel të reduktohen dënimet sepse një vendim gjykate është ajo që unë them shpesh, që kur të përdhunon kadiu dhe zoti s'bën derman”, tha Kulla. Gjatë intervistës, Kullës iu soll në vëmendje edhe rasti i gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe nëse ai mund të shërbejë si një precedent që jep shpresë për ndryshimin e vendimit në shkallën e Apelit. Kulla u tregua i rezervuar për të bërë një paralelizëm mes dy rasteve, por shprehu shpresën se Apeli do të sjellë reduktimin e dënimeve për ish-krerët e UÇK-së.
“Nuk e di, unë shpresoj që apeli të reduktojë uljen e dënimeve sepse janë vërtet drakoniane, të paktën në tre raste janë drakoniane”, përfi ai. 37 MINUTA ME PARE Reagimi i SHBA-BE për vendimin e Gjykatës Speciale, Ilir Kulla: Nuk mund të themi se ishin jashtë kësaj pune Ilir Kulla Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të “Pamfleti”, komentoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
I pyetur për mbështetjen e shprehur ndaj vendimit, Kulla tha se SHBA dhe Evropa nuk mund të konsiderohen jashtë procesit, por përgjegjësinë kryesore e vendosi te klasa politike. Sipas tij, përgjegjësia duhet kërkuar te përfaqësuesit e zgjedhur që morën përsipër krijimin e Gjykatës Speciale dhe forcimin e institucioneve.
“S'është punë me qenë fair, kjo nuk është punë me qenë fair. Klasa politike ka pasur për detyrë t'i paraprintë kësaj gjëje. Sigurisht që Hashim Thaçi si president u zbrit nga avioni kur po shkonte në SHBA. Prokurori që e ka firmosur urdhërarrestin ishte një prokuror amerikan, dhe një pjesë e gjyqtarëve ishin amerikanë, të atyre që janë marrë me çështjet etj. Pra ne nuk mund të themi që Evropa dhe Amerika ishin jashtë kësaj pune. Problemi është që ata që kanë marrë përgjegjësinë politike të mandatuar nga njerëzit me votë, nga familjet e atyre për të krijuar këtë gjykatë, dhe për të forcuar institucionet, nuk e bënë dhe prandaj jemi këtu. Kjo është e vërteta, nuk kemi çfarë bëjmë, kjo është një ditë e zezë, por kjo është e vërteta”, tha Kulla.
Kulla u ndal edhe te hapat që, sipas tij, mund të ndërmerren pas vendimit të shkallës së parë. Ai tha se tashmë përpjekjet duhet të përqendrohen te procesi i apelimit, me synimin për reduktimin e dënimeve.
“Dhe tashmë e vetmja mënyrë për t'i ndihmuar ata që janë atje, është që të vazhdojë puna e parreshtur që në apel të reduktohen dënimet sepse një vendim gjykate është ajo që unë them shpesh, që kur të përdhunon kadiu dhe zoti s'bën derman”, përfi Kulla. 42 MINUTA ME PARE Nga Carla Del Ponte te Dick Marty, Kulla tregon zanafillën e Gjykatës Speciale Ilir Kulla Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të “Pamfleti”, komentoi vendimin e marrë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa drejtoi kritika të forta ndaj klasës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup për mënyrën se si, sipas tij, u trajtua procesi që çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale.
Kulla shpjegon se si nisi e gjithë historia që çoi deri te Gjykata Speciale, duke e lidhur zanafillën me librin e ish-prokurores Carla Del Ponte dhe më pas me Dick Marty-n.
“Atëherë kjo ngjarje fillon me një mashtrim publik që u bë nga libri i zonjës Carla Del Ponte, ish-prokurores zvicerane... ish-prokurore në gjykatën speciale të krimeve të luftës kundër Jugosllavisë. Më tej ambasadore në Argjentinë e Zvicrës... një italo-zvicerane, e cila pastaj ia pasoi topin në dorë kolegut të saj ish-prokuror dhe ai zotit Dick Marty, që pastaj u bë senator. Dick Marty u bë i famshëm sepse ishte një nga ata që hetoi të ashtuquajturat krime të CIA-s në luftën e Irakut, për marrjen e këtyre dëshmitarëve në burgjet sekrete të CIA-s dhe u bë i famshëm në atë kohë në Evropë dhe ishte njeri që kishte shumë autoritet sidomos tek qendra e të majtës evropiane”, tha eksperti.
Sipas Kullës, në këtë proces lobuan përfaqësues të një sërë shtetesh që, sipas tij, nuk e kanë dashur shtetin e Kosovës, ndërsa theksoi se pas kësaj qëndronte Beogradi.
“Ata që e kanë lobuar kanë qenë në Këshill të Evropës, deputetë dhe senatorë të gjysmës së Evropës, përfshij këtu Rusinë, Bjellorusinë, pastaj dhe Ukrainën, Rumaninë, të gjithë ata që nuk e kanë dashur zhbërjen e shtetit të Kosovës. Sigurisht që regjia qëndronte në Beograd”, shtoi Kulla.
Ai theksoi se në këtë histori pati përgjegjësi edhe klasa politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, e cila, sipas tij, nuk arriti të kuptonte dhe të konsolidonte pozicionin historik që shqiptarët kishin arritur pas luftës së Kosovës.
“Paaftësia e klasës politike në Tiranë, në Shkup edhe në Prishtinë për të mos kuptuar që mali i suksesit ku kishin mbërritur çështja shqiptare si asnjëherë tjetër, që nga themelimi i pavarësisë shqiptare në 1912-ën... pra shqiptarët që rrezikoheshin të ngeleshin pa shtet në 1912-ën ose me një shtet shumë të vogël nga rripi i Gazës, nga Durrësi deri në Vlorë, bënë një shtet që mbijetoi për shkak të diktaturës dhe luftës, dy luftërave botërore deri në 1990-ën dhe nga '90-a deri kur filloi lufta e Kosovës ishin një shtet vazhdimisht i destabilizuar dhe me luftë civile madje në '97-ën. Kështu që nga momenti që ishim po zhbëheshim si shtet edhe ne, për dy vjet shqiptarët... ishte një mrekulli historike. Për tre vjet u bënë me dy shtete e gjysmë. Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në aleancë të qartë me Bashkimin Evropian dhe me SHBA-në e NATO-n”, tha ai.
Eksperti solli më tej edhe rastin e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për të cilin tha se kishte kundërshtuar Dick Marty-n në Këshillin e Evropës, i cili më vonë kishte pranuar se e kishte bërë për para.
“Këta janë publikë, nuk do rri të bëj debat tani, janë të të gjitha krahëve. Unë po të them vetëm një gjë. Miku im, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka qenë në Këshillin e Evropës që ka kundërshtuar si deputet zotin Dick Marty dhe të tjerët, pikërisht për ngritjen e gjykatës speciale. Të gjitha mediat e izoluan dhe filluan ta kritikonin sikur ky ishte nacionalist, sepse mbas kësaj do na hapte çështjen çame, ndërkohë që ai ishte një njeri shumë racional, dhe madje i ka thënë Dick Marty-t unë nuk kam marrë para, e keni gjallë Shpëtim Idrizin mund ta pyesni. Dhe, dhe, ai i ka thënë atëherë: Akoma më keq, e paske bërë dhe pa para”, tha Kulla.
Në përfundim, Eksperit e cilësoi të gjithë historinë “të turpshme” dhe “të hidhur”, ndërsa argumentoi se çështjet për të cilat u zhvillua procesi mund të ishin trajtuar nga institucionet vendase të drejtësisë.
“Kjo është një histori e turpshme, e hidhur, si përgjegjësinë ta përsëris edhe një herë, e kanë ata që duhet të kishin bërë shtetet sepse të gjitha ato çështje të cilat u gjykuan dhe për të cilat u dënuan këta njerëz, mund të ishin gjykuar dhe mund të ishin dënuar nga gjykatat lokale, nga prokuroritë lokale, pa më të voglin shqetësim. Prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë dhe në Shqipëri mund t'i kishin mbyllur këto çështje dhe s'do kishte pasur nevojë asnjë ditë që t'i lihej justifikim Serbisë dhe aleatëve të Serbisë që punojnë çdo ditë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, e kanë të shkruar në preambulën e Kushtetutës. Por, e çuam punën deri këtu dhe tani bëjnë qajnë me lot krokodili, po kjo punë s'ka më vlerë, kjo punë ka ikur”, përfi Kulla. 52 MINUTA ME PARE Vendimi i Hagës, Ilir Kulla: Ditë e keqe për Kosovën, ish-liderët e UÇK-së u bënë shembull Ilir Kulla Podkasti “Të Pashoq” ka çelur sot zezonin e ri dhe i ftuari i mbrëmjes ka qenë eksperti i sigurisë Ilir Kulla.
Ai tha se vendimi i Hagës nuk ishte i papritur për të. Ai tregoi se kishte folur për një përfundim të tillë edhe një natë më parë në Prishtinë, ndërsa argumentoi se mënyra si ishte ndërtuar procesi dhe trajtimi i katër ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim i kishin krijuar bindjen se drejtimi ishte përcaktuar prej kohësh.
“Ishte diçka që unë e prisja. Edhe parmbrëmë në Prishtinë me disa miq, edhe në emisionin ‘Matrix’ në TV1 në Kosovë, dhashë një koment pak a shumë të ngjashëm. Me disa miq e shokë, ish-anëtarë të UÇK-së, njerëz shumë të afërt, me të cilët kemi komunikuar, mënyra se si u ndërtua e gjithë kjo gjë, mënyra se si u vazhdua, edhe sjellja atipike e drejtësisë në raport me paraburgimin e katër zotërinjve që u dënuan, të çonte drejt kësaj”, tha Kulla.
Ai u ndal veçanërisht te Jakup Krasniqi, duke përmendur moshën dhe problemet e tij shëndetësore, por edhe te rastet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit gjatë viteve të paraburgimit.
“Në mënyrë të veçantë me Jakup Krasniqin, që është një burrë i moshuar edhe i sëmurë, duke i refuzuar çfarëdo lloj forme të ndryshimit të paraburgimit, qoftë edhe atë shëndetësor për shkak të moshës ose për shkak të trajtimeve mjekësore. Apo ajo që i ndodhi presidentit Thaçi në rastin e sëmundjes dhe të vdekjes së babait të tij, apo ajo e zotit Veseli. E bënte të qartë që, që në fillim, e gjithë struktura e kishte ndarë mendjen që këta njerëz do të bëheshin shembull”, u shpreh ai. Kulla tha se arsyet dhe rrethanat që çuan deri te ky proces do të kërkojnë kohë për t’u sqaruar, por përsëriti tezën e tij se pas tij qëndron një strategji më e gjerë e Serbisë dhe aleatëve të saj.
“Arsyet pse u vendos që këta njerëz do të bëheshin shembull dhe se si ka shkuar i gjithë ky gjykim, se si lindi, nga lindi, nga erdhi e të tjera, janë shumë fillesa dhe koha do t’i sqarojë. Por unë e kam thënë edhe këtu tek ju, edhe diku tjetër, që pas kësaj qëndronte një projekt i qartë strategjik i Serbisë dhe aleatëve të saj për zhbërjen e shtetit të Kosovës”, deklaroi Kulla.
Sipas tij, kjo strategji nisi pas zhvillimeve ndërkombëtare mbi shtetësinë e Kosovës dhe u mbështet në dy shtylla: drejtësinë speciale dhe ofensivën diplomatike të Serbisë për çnjohjen e Kosovës dhe pengimin e njohjeve të reja.
“Serbia filloi një projekt të gjatë strategjik, diplomatik, politik, për zhbërjen e shtetit të Kosovës, hap pas hapi, ku dy ishin argumentet kryesore: një ishte drejtësia speciale, e cila fatkeqësisht u bë me votat e atyre që janë dënuar sot, përveç Rexhep Selimit, dhe tjetra ishte agresioni diplomatik për të bërë çnjohjen e Kosovës dhe bllokimin e njohjeve të reja ndaj Kosovës”, tha Kulla.
Në fund, Kulla e cilësoi verdiktin si një nga momentet më të rënda për Kosovën që prej përfundimit të luftës, ndërsa kërkoi që vëmendja tashmë të drejtohet nga e ardhmja dhe mbështetja për ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre.
“Sot kjo është një ditë e keqe, ndoshta më e keqja për Kosovën që nga ’99-a e sot, por jeta vazhdon dhe unë mendoj pikërisht për të ndihmuar ata njerëz që ndodhen atje dhe familjet e tyre, që po e vuajnë dhe do ta vuajnë akoma më shumë këtë gjë që ka ndodhur, duhet të shohim të ardhmen”, përfi Kulla. uÇk ilir kulla images 6 ilir kulla Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë 16 Shtator 2026, 10:1010:10LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 106 ditë rezistencë, protestuesit thirrje SPAK-ut dhe emigrantëve: Reagoni sa nuk është vonë 13 Shtator 2026, 20:5120:51LIVE UPDATES Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë 12 Shtator 2026, 22:5622:56LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën 12 Shtator 2026, 20:2220:22LIVE UPDATES Dita e 102-të e revoltës/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin në Unazë, telendisin Ramën dhe deputetët e tij 9 Shtator 2026, 20:3920:39LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES
