Lajme Zone
Top Story/ Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës? Gazetari Tomorri: Pacolli ka akuzuar Ballukun, Shqipëria mund të humbë gjyqin 700 milionë euro
PolitikëTop Channel

Top Story/ Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës? Gazetari Tomorri: Pacolli ka akuzuar Ballukun, Shqipëria mund të humbë gjyqin 700 milionë euro

Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime.

Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime. Sot, historia e tij ka edhe një tjetër fjalë në mes: arbitrazh. Dhe pyetja nuk është vetëm kush ka të drejtë në konfliktin mes palëve por kur u firmos kontrata, kush mendoi për rrezikun që mund t’i mbetej shtetit?

Gazetari Klodian Tomorri tregoi në “Top Story” detaje nga përplasja që po ndodh për këtë aeroport.

“Bëhet fjalë për kuotat. Pacolli pretendon se ka 98% të kuotave, kompania që ka më pak aksione e Ademit, thotë që ka tre kontrata. Pacolli e mohon kontratën, se thotë që ia kanë marrë firmën me mashtrim dhe ky ishte thelbi i gjithë përplasjes. Ndërhyrja e qeverisë ka hapur arbitrazhin.

Meqë qeveria ka ofruar zgjidhjen e koncesionit, hyrja në fuqi kërkonte 30 ditë pune kohë, diku te 17 shtatori. Të dyja kompanitë iu drejtuan Arbitrazhit, për të vendosur masë sigurimi mbi vendimin e qeverisë. Arbitrazhi i ka thënë qeverisë që nuk e merr dot aeroportin në këtë pikë. Po të shohësh vendimin paraprak të arbitrazhit, duket se Qeveria po çedon te ndjekja me përpikmëri e procedurave, që nesër qytetarët të mos përballen me një përvojë të hidhur si ajo me Beketin, ku shqiptarët paguan 130 mil. që ka qenë 3 vjet më parë e vazhdon të rritet se ka interesa, në këtë rast shteti është shumë më lart se aq, se në finale fare zoti Beketi nuk kishte ndonjë investim në Shqipëri, por këtu kemi 90 mil. euro investim dhe 1 kontratë koncesioni 35 vite të gjatë, është 720 milion plani i biznesit për 35 vite. Mund të kërkohet potencialisht deri në 700 milion.

Qeveria duhet të jetë strikte me procedurat. Kontratë ka disa parashikime që duhet të çosh 1 herë njoftimin, duhet të tentosh pajtim. Pala shqiptare është Ministria e Infrastrukturës.

Përfaqësuesi i shtetit thotë që ne do e marrim, këta mund të kërkojnë kompensim. Pra, një sjellje.

Qeveria shqiptare mban qëndrimin që këta 2 aksionerët nuk e bëjnë dot më aeroportin, se konflikti që kanë me njëri-tjetrin është shumë i thellë dhe nuk ka gjasa që këta ta çojnë në fund aeroportin, po mbajnë peng një investim strategjik.

Si i zgjidhi Qeveria këta? Në tavolinë, e ka thënë Begjet Pacolli. Qeveria thotë që ata që zgjodha unë nuk e bëjnë dot tani. Pacolli ka thënë që më thanë një herë që merr 60% e pastaj 40%. Zonja Balluku. Aeroporti është marrë peng, Edi Rama e ka përuruar në 2025, ndërkohë që jemi në këtë situatë”, tha gazetari. Top Channel