Foto ilustruese Dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin në det. Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Një aksident i rëndë ujor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.
Sipas informacioneve, dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin në det. Si pasojë, një 25 vjeçari Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa Uran Marku është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Lezhës. Sipas të dhënave, të dy të rinjtë janë nga zona e Bërdicës. Dyshohet se viktima është rrëzuar nga gomonia, dhe më pas është goditur nga helikat.
I plagosuri raportohet se ka marrë dëmtime të rënda, ndërsa ende nuk ka të dhëna të tjera të konfirmuara mbi gjendjen e tij shëndetësore.
"Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes."-thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Priten informacionet më të detajuara. Ky është rasti i dytë i rëndë me mjete lundruese i regjistruar në vend brenda 24 orëve. Ditën e djeshme, dy varka turistike u përplasën në Liqenin e Komanit, teksa po transportonin pushues drejt Lumit të Shalës. Nga përplasja mbetën të plagosur lehtë pesë persona, mes tyre edhe një turist i huaj. Dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë një nga shkaqet e aksidentit në Koman. Ngjarja e sotme në Shëngjin fatkeqësisht pati pasoja më të rënda. përplasen dy skafe rana e hedhun e rende Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dhunohet me sende të forta një person në Vlorë, përfn në gjendje të rëndë në spital! 20 Gusht 2026, 16:3816:38Kronike Shqiptari i jep fund jetës në burgun e Spanjës, zbardhet identiteti! 20 Gusht 2026, 16:1916:19Kronike Detaje nga plagosja në Delvinë, një javë më parë Xhike Hita plagosi nipat e autorit në Sarandë! 20 Gusht 2026, 15:5415:54Kronike Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi 20 Gusht 2026, 14:4714:47Kronike Sulmi ndaj Bakallit, Gjykata: U godit pasi u prezantua si Shef i Krimeve, 45 ditë burg për autorët 20 Gusht 2026, 14:2614:26Kronike Plagosje me thikë në Delvinë, një person dërgohet me urgjencë në spital 20 Gusht 2026, 13:1913:19Kronike

