Zjarri apokaliptik në Pukë Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse dhe 19 efektivë të MZSH-së së Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në operacion marrin pjesë gjithashtu 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Situata nga zjarri në zonën e Gojanit, në Pukë, është rënduar gjatë orëve të fundit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan.
Përhapja e flakëve, e favorizuar edhe nga era e fortë, ka rritur rrezikun për zonën e banuar. Për këtë arsye, Bashkia Pukë ka vendosur largimin e banorëve si masë parandaluese për mbrojtjen e jetës dhe pronës. Pamje nga zjarri Urdhri për evakuimin është firmosur nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ndërsa procesi po zhvillohet në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.
Sipas urdhrit të Bashkisë, gjatë evakuimit përparësi do t'u jepet fëmijëve dhe foshnjave, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe personave me aftësi të kufizuara.
Në fokus janë gjithashtu familjet që ndodhen në zona të izoluara apo në banesa më të ekspozuara ndaj avancimit të flakëve. Banorët që largohen nga Gojani i Madh do të sistemohen përkohësisht në ambientet e Konviktit “Ali Bytyçi” në Pukë.
Sipas Bashkisë, në këtë godinë janë marrë masa për sigurimin e strehimit, ushqimit dhe shërbimit mjekësor për personat e evakuuar. Transporti do të sigurohet përmes mjeteve logjistike të Bashkisë Pukë, MZSH-së dhe Policisë së Shtetit. Në rast se situata e kërkon, parashikohet edhe angazhimi i Forcave të Armatosura për mbështetje shtesë.
Situata në zonë ishte përkeqësuar gjatë ditës, ndërsa vatra e zjarrit në Gojanin e Vogël ishte përhapur në terren e favorizuar nga erërat e forta. Flakët përfshinë edhe mullirin e fshatit në Gojanin e Vogël, i cili u shkrumbua plotësisht. Më pas, zjarri vijoi të përparonte në drejtim të Gojanit të Madh, duke shtuar rrezikun për banesat dhe duke detyruar strukturat e emergjencave të përqendronin ndërhyrjen në mbrojtjen e zonës së banuar. Terreni i vështirë malor dhe era kanë vështirësuar operacionin për izolimin e vatrave.
Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse dhe 19 efektivë të MZSH-së së Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në operacion marrin pjesë gjithashtu 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë. Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 40 efektivë dhe një automjet zjarrfikës, ndërsa nga ajri janë angazhuar tre helikopterë. Helikopterët po vijojnë ndërhyrjet mbi vatrat e zjarrit, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.
Ministria: Rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar është tejkaluar. Megjithatë, operacioni vijon dhe situata mbetet nën monitorim, pasi në terren ka ende vatra që duhet të izolohen dhe shuhen plotësisht.
Evakuimi po zbatohet si masë sigurie, ndërsa strukturat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të ndryshimit të drejtimit të zjarrit apo riaktivizimit të vatrave.
Operacioni dhe procesi i evakuimit po zhvillohen në koordinim mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturës së Qarkut Shkodër, Bashkisë Pukë, Policisë së Shtetit, shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Forcave të Armatosura.
AKMC po vijon monitorimin e situatës, ndërsa puna në terren do të vazhdojë deri në vendosjen e plotë të vatrave nën kontroll.zjarri ne puke mbrotja evakuim 1 Komente T TR 20 Gusht 2026, 19:25 Me sa duket, paketa e maleve po përparon me shpejtësinë e kërkuar. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Nuk doja të vdisja e vetme”/ Turistja australiane demaskon propagandën e Ramës me shëndetësinë 20 Gusht 2026, 18:0418:04Aktualitet Zjarr në Bilaj të Krujës, tymi vështirëson qarkullimin në autostradën Thumanë-Kashar! 20 Gusht 2026, 17:1017:10Aktualitet Këshilltari shqiptar në Bolonjë, i bashkohet flotiljes drejt Sazanit 20 Gusht 2026, 16:5416:54Aktualitet Përkeqësohet situata nga zjarri në Pukë, evakuohen disa familje në Gojan të Madh! 20 Gusht 2026, 16:3416:34Aktualitet Durrësi “qelbet” nga ujërat e ndotura, Tonin Doda nga arrestimi te posti i drejtorit 20 Gusht 2026, 15:5415:54Aktualitet Mbi 175 mijë viza të anuluara, ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Zero tolerancë për ata që kryejnë krime 20 Gusht 2026, 15:3415:34Aktualitet

