Lajme Zone
Kaos në Rusi, qytetarët tërheqin miliarda euro nga llogaritë e tyre bankare
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kaos në Rusi, qytetarët tërheqin miliarda euro nga llogaritë e tyre bankare

Sipas njoftimeve edhe kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit për shkak të rrezikut të shtetëzimit apo konfiskimit të pasurive, paqëndrueshmërisë ekonomike të shkaktuar nga politikat e Kremlinit dhe sulmeve me dronë nga Ukraina.

Nga frika se kursimet e tyre mund të shtetëzohen njerëzit në Rusi po tërheqin aktualisht gjithnjë e më shumë rubla nga bankat. Kurse kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit. Shumë njerëz në Rusi po tërheqin gjithnjë e më shumë rubla nga llogaritë e tyre bankare/ Getty Images Shumë njerëz në Rusi po tërheqin gjithnjë e më shumë rubla nga llogaritë e tyre bankare dhe po i mbajnë në shtëpo. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit nga llogaritë bankare thuhet se janë tërhequr rreth 2,4 trilionë rubla, rreth 24 miliardë euro. Kjo është më shumë se gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, 2022, kur u tërhoqën 2,2 trilionë rubla, dhe autoritetet vendosën kufizime të ashpra për të ndalur vërshimin e njerëzve drejt bankave. Sipas një parashikimi të bankës Sberbank, deri në fund të vitit shuma e parave të tërhequra mund të shkojë deri në 3,8 trilionë rubla.

Sipas njoftimeve edhe kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit për shkak të rrezikut të shtetëzimit apo konfiskimit të pasurive, paqëndrueshmërisë ekonomike të shkaktuar nga politikat e Kremlinit dhe sulmeve me dronë nga Ukraina.

Frikë nga shtetëzimi dhe konfiskimet Mediat thonë se po shtohen frika dhe thashethemet se qeveria ruse mund t'i detyrojë së shpejti qytetarët t'i shndërrojnë kursimet e tyre në obligacione lufte. Kjo për shkak se si pasojë e kostove të luftës që po rriten me ritme të shpejta dhe humbjeve të mëdha të të ardhurave nga rafineritë, fabrikat dhe depot e mëdha të shkatërruara nga sulmet me dronë të Ukrainës, deficiti buxhetor po shpërthen. Ai tashmë ka arritur në rreth 65 miliardë euro, pra pothuajse dyfishin që ishte planifikuar për të gjithë vitin.

Në Rusi po shtohen frika dhe thashethemet se qeveria mund t'i detyrojë së shpejti qytetarët t'i shndërrojnë kursimet e tyre në obligacione lufteFotografi: AFP via Getty ImagesPo ashtu për shkak të recesionit në sektorët civilë të ekonomisë ruse dhe çmimeve të kontrolluara nga shteti në industrinë e armatimit, të cilat nuk i mbulojnë kostot, numri i kredive problematike në bankat ruse po rritet me shpejtësi. Si rrjedhojë mjaft njerëz kanë frikë se llogaritë bankare dhe kursimet e tyre nuk janë të sigurta.

Banka Qendrore e Rusisë vlerësoi se vetëm në tremujorin e dytë 2024 nga Rusia ka pasur një rrjedhje kapitali prej 8,1 miliardë eurosh. Gjithnjë e më shumë të pasur nga Rusia po i transferojnë paratë e tyre nga bankat vendase te brokerët në Kazakistan, Kirgistan dhe Armeni.

Goditjet me dronë ndaj qendrave logjistike të platformës së tregtisë online Wildberries kanë shkaktuar djegien e mallrave me vlerë miliarda euro, duke çuar qindra mijëra furnizues rusë drejt falimentimit.

Sipas të dhënave zyrtare ruse ndërmjet vitit 2022 dhe fundit të vitit 2025, autoritetet kanë shtetëzuar pasuri me vlerë prej afërsisht 72 miliardë eurosh. Fjala është për prona të kompanive ruse që konsideroheshin të padëshiruara nga autoritetet ose të firmave të huaja që u larguan nga Rusia pas sulmit ndaj Ukrainës.

Përkeqësimi i gjendjes ekonomike prej sulmeve nga Ukraina

Për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shumta ukrainase ndaj rafinerive, qendrave logjistike dhe fabrikave të armatimit në Rusi, po shtohet edhe presioni psikologjik mbi popullsinë. Qeveria ruse ka ndërprerë vazhdimisht internetin, duke paralizuar kështu aktivitetet në sektorët e tregtisë elektronike, transportit dhe shërbimeve. Goditjet me dronë ndaj më shumë se njëzet qendrave logjistike të platformave të tregtisë online Wildberries dhe Ozon kanë shkaktuar djegien e mallrave me vlerë miliarda euro, duke qindra mijëra furnizues rusë drejt falimentimit./ DWkaos në rusi tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare 60464089 906 78387328 906 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin 20 Gusht 2026, 09:2209:22Rajoni dhe Bota Pse Europa duhet t’i urojë Marco Rubios një të ardhme të ndritur? 20 Gusht 2026, 08:2608:26Rajoni dhe Bota Harry dhe Meghan drejt Britanisë, çfarë fshihet pas vendimit të papritur 20 Gusht 2026, 08:3008:30Rajoni dhe Bota Rusia bombardon Kievin me raketa balistike dhe dronë, 12 të vrarë dhe 33 të plagosur 20 Gusht 2026, 07:4707:47Rajoni dhe Bota SHBA-ja kalon pragun historik, borxhi publik tejkalon 40 trilionë dollarë 19 Gusht 2026, 22:5322:53Rajoni dhe Bota Irani përshkallëzon ekzekutimet, 901 persona dënohen me vdekje në vetëm shtatë muaj 19 Gusht 2026, 22:3722:37Rajoni dhe Bota