Lajme Zone
Piktori që retushon skandalet
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Piktori që retushon skandalet

Në të njëjtën kohë, Edi Rama shfaqet në faqet e “El País” i zbathur në një divan galerie, përballë skulpturave të tij prej bronzi, duke shpjeguar se arti e ndihmon të mos çmendet nga politika.

Edi Rama / Ndërsa Shqipëria kërkon përgjigje për korrupsionin dhe projektet e kontestuara, kryeministri u shitet mediave ndërkombëtare si artisti jokonvencional që qeveris prej katër mandatesh... Shqipëria ka më shumë se 80 ditë që proteston. Çdo mbrëmje, në rrugët e Tiranës, dëgjohen thirrje kundër korrupsionit, shitjes së pasurive publike dhe një pushteti që prej kohësh nuk njeh kufi.

Në të njëjtën kohë, Edi Rama shfaqet në faqet e “El País” i zbathur në një divan galerie, përballë skulpturave të tij prej bronzi, duke shpjeguar se arti e ndihmon të mos çmendet nga politika.

Kontrasti është aq i fortë, sa duket i kuruar në një studio propagande.

Nga njëra anë është Shqipëria reale: protesta kundër projektit të Jared Kushnerit dhe Ivanka Trumpit në Zvërnec e Sazan, hetimet për korrupsion, zyrtarët që bien njëri pas tjetrit në rrjetën e SPAK-ut, pasuritë publike që kalojnë në duart e klientëve dhe një qeverisje që ka hyrë në mandatin e katërt duke e trajtuar shtetin si çiflig.

Nga ana tjetër është Shqipëria e ekspozuar jashtë vendit: një kryeministër dy metra i gjatë, piktor, por edhe sculptor, ish-basketbollist, pak ekstravagant, pak filozof, me atlete të bardha dhe vizatime me ngjyra. Një figurë që tërheq vëmendjen, zbavit gazetarët dhe shitet lehtë si përjashtim ballkanik.

Kryeministri hyn në kornizë. Shqipëria lihet jashtë saj.

Profili i “El País” është i gjatë, elegant dhe pothuajse tërësisht i zhveshur nga realiteti politik i vendit që Rama qeveris prej vitit 2013.

Flitet për Akademinë e Arteve, Parisin, basketbollin, fasadat me ngjyra, vizatimet gjatë mbledhjeve dhe skulpturat e prodhuara me ndihmën e inteligjencës artificiale. Nuk flitet për protestën që vazhdon prej më shumë se 80 ditësh. Nuk flitet për korrupsionin, projektet e kontestuara, klientët e qeverisë dhe pushtetin e pakufizuar të një njeriu që kontrollon thuajse çdo gjë në Shqipërinë e vogël.

Rama u thotë gazetarëve se politika është helm dhe arti e ndihmon ta hollojë atë. Problemi është se prej vitesh ai po përdor artin për të holluar përgjegjësinë politike.

Piktori po i shërben kryeministrit. Skulpturat mbulojnë skandalet, ngjyrat zbusin arrogancën, ndërsa ekstravaganca personale paraqitet si dëshmi moderniteti. Në vend që të pyetet për shtetin që ka ndërtuar, ai pyetet për frymëzimin. Në vend që të japë llogari për njerëzit me të cilët ka ndarë pushtetin dhe paratë publike, shpjegon procesin e derdhjes së skulpturave në bronz.

Ky është një prej sukseseve më të mëdha të propagandës së Edi Ramës: aftësia për ta shndërruar veten në subjektin kryesor dhe Shqipërinë në dekor.

Jashtë vendit ai nuk paraqitet si kryeministri i katër mandateve, nën qeverisjen e të cilit korrupsioni është kthyer në një system të frikshëm. Paraqitet si artisti që, rastësisht, drejton edhe një vend të vogël ballkanik. Kjo figurë është më tërheqëse për galeritë dhe revistat europiane. Nuk kërkon shpjegime për tenderët, koncesionet, brigjet e falura apo ministrat e përfshirë në dosje penale. Mjafton një fotografi e bukur, një histori nga rinia dhe një batutë mbi marrëdhënien mes artit dhe politikës.

Rama deklaron se nuk ua shet veprat shqiptarëve apo personave që kanë interesa biznesi në Shqipëri. Një kujdes etik që tingëllon mbresëlënës brenda një galerie, por që nuk mund të zëvendësojë transparencën mbi mënyrën se si qeveriset vendi. Shqipëria nuk ka nevojë të dijë vetëm kujt nuk ia shet Rama një skulpturë. Ka nevojë të dijë kujt po ia jep brigjet, ishujt, tokat publike dhe resurset e saj.

Artistët kanë të drejtë të krijojnë. Edhe kryeministrat mund të pikturojnë. Çështja fillon kur arti shndërrohet në perde dhe talenti personal përdoret si pasaportë morale për pushtetin.

Pas katër mandatesh, Edi Rama nuk mund të gjykohet nga ngjyrat që hedh mbi letër, por nga gjurmët që ka lënë mbi shtetin.

Skulpturat e Berlinit mund të jenë interesante, të bukura ose të çuditshme. Shqipëria që ai po lë pas nuk është një instalacion artistik. Është një vend i lodhur, i grabitur dhe prej më shumë se 80 ditësh në rrugë.

Në Berlin ekspozohet artisti. Në Tiranë protestohet kundër kryeministrit. Të dy janë i njëjti emër, Edi Rama, vetëm se propaganda ndërkombëtare zgjedh të ‘flirtojë’ me piktorin./Pamfletipiktori që retushon skandalet 5 Komente F Fletelavderimi nga jasht 20 Gusht 2026, 18:24 "El Pais" duhet paditur per deformim te realitetit shqiptar. Por perrallat e kesaj gazete nuk jane asgje para jehones qe i beri media e shitur shqiptare, si TOP Cenell e Klan, duke e transmentuar tri here ne dite artikullin.Akoma nuk e kane kuptuar se shqiptaret nuk ushqehen me artikuj gazetash... Përgjigjjuni T Tony 20 Gusht 2026, 18:26 Sa lodhe i shkreti, pune pune nate e dite qe te shohe pakez drite se popullin ne xhehnem e ka qite. Përgjigjjuni s svetii 20 Gusht 2026, 19:02 jam kurioze te shikoj talentin Përgjigjjuni s svetii 20 Gusht 2026, 19:02 jam kurioze te shikoj talentin Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Këtu e ka marrë ferra uratën 19 Gusht 2026, 19:4119:41Editorial Ky stan, këtë bylmet ka... 18 Gusht 2026, 19:2019:20Editorial Besa e fundit e Edi Ramës 17 Gusht 2026, 14:1214:12Editorial Amerikës i duhet një president që nuk luan në bursë 16 Gusht 2026, 09:4909:49Editorial Kulti i Edi Ramës po shpërbëhet! 15 Gusht 2026, 10:2010:20Editorial Nuk mund të jetojmë të gjithë në breg të Lanës 14 Gusht 2026, 09:4709:47Editorial