Lajme Zone
Tiranë/ Dyshohet se i përfitoi nga lekët e drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 garazh me vlerë 420 mijë € (EMRI)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tiranë/ Dyshohet se i përfitoi nga lekët e drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 garazh me vlerë 420 mijë € (EMRI)

Rreth 420 mijë euro është vlera e 2 apartementeve dhe 1 garazhi që organet ligjzbatuese i sekuestruan sot një 54-vjeçari në Tiranë.

Rreth 420 mijë euro është vlera e 2 apartementeve dhe 1 garazhi që organet ligjzbatuese i sekuestruan sot një 54-vjeçari në Tiranë. Harben (Arben) Alla dyshohet se pasuritë që iu sekuestruan sot i ka krijuar nga paratë e gjeneruara nga trafiku i lëndëve narkotike, vepër penale për të cilën tashmë është nën hetim. LEXO edhe...Skënder Minxhozi: Protesta është ulur tek “Taivani” Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi. Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/ReportTv.al Tirane Harben Alla Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 11% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.3% Vota total: 935 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?