Lajme Zone
Tirana humbet 2 pikë në derbin me Dinamon, ‘nëndetësja’ barazon mes tensionit! E pëson edhe Daja
SportReport TV

Tirana humbet 2 pikë në derbin me Dinamon, ‘nëndetësja’ barazon mes tensionit! E pëson edhe Daja

Derbi Tirana-Dinamo nuk ka prodhuar fitues edhe pse ‘nëndetësja’ e drejtuar nga Ilir Daja luajti me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta.

Është mbyllur pa fitues derbi mes Tiranës dhe Dinamos për javën e 9 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit rregjistroi pas 90 minutave shifrat 1-1 edhe pse ‘nëndetësja’ luajti me 10 lojtarë për një kohë të gjatë. Në minutën e 28 Rifa u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa ky episod në vijim do të sillte më shumë tension. Në fundin e pjesës së parë, revolta e Ilir Dajës, solli përplasje me arbitrin Enea Jorgji, i cili si përfundim solli kartonin e kuq edhe për trajnerin. LEXO edhe...Rekordi negativ i Partizanit pas Elbasanit, trajneri Karoglan: Arbitrat gabojnë shumë ndaj nesh Në pjesën e dytë Tirana mori avantazhin me Xhixhën, por goli i Hoxhallarit për Dinamon edhe pse me 10 lojtarë, bëri që skuadrat të ndajnë pikët. Për Tiranën ky barazim erdhi pas disfatës me Vllazninë, ndërsa ka zhgënjim për dy pikë te humbura. Ne.k./ReportTv.al tirana Dinamo superliga Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.3% Jo 23.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 4993 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?