Gjykata e Lartë ka caktuar datën e 10 dhjetorit për gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili kërkon pafajësinë. Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg. LEXO edhe...Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve (VIDEO) Vendimi i Apelit të Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 3 vite e 4 muaj. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit pa e shlyer gjithë dënimin për shkak të disa rrethanave familjare. P.J/ReportTv.al apeli i gjkko gjykata e larte saimir tahiri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5006 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

