Lajme Zone
Çmimi i parë në historinë e futbollit! ‘BOAT’ fitohet nga Cristiano Ronaldo, lë pas Messi-n: Faleminderit tifozëve
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi i parë në historinë e futbollit! ‘BOAT’ fitohet nga Cristiano Ronaldo, lë pas Messi-n: Faleminderit tifozëve

‘Topi i Artë më i mirë i të gjithë kohërave’ është zgjedhur Cristiano Ronaldo, duke lënë pas Lionel Messi-n.

Çmimi i parë në historinë e futbolit, BOAT, është fituar nga Cristiano Ronaldo. Ballon d’Or of All Time, njëjtë si ‘Topi i Artë’ të hënën, u organizua nga revista franceze ‘France Football’, ndërsa tifozët zgjodhën sezonin 2007–2008 të portugezit me Manchester United si sezonin më të madh mes fituesve të Topit të Artë, duke e renditur përpara Lionel Messit. Në atë sezon, Ronaldo realizoi 42 gola në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar Manchester United të fitonte Premier League-n dhe Champions League-n. Paraqitjet e tij mbresëlënëse i siguruan edhe Topin e parë të Artë në karrierë, në vitin 2008. LEXO edhe...Harry Kane mposht Mbappe e Yamal, fiton trofeun prestigjoz të 'Topit të Artë'! Zbulohet renditja e top-10, de la Fuente trajneri i sezonit Në një postim në platformën X, të publikuar të enjten, më 29 tetor, 41-vjeçari Ronaldo shkroi: “Futbolli u përket tifozëve! Faleminderit të gjithë tifozëve në mbarë botën. Topi i Artë i të gjitha kohërave është edhe i juaji”. Në vendin e dytë u rendit sezoni i vitit 2012 i Lionel Messit, kur argjentinasi shënoi plot 91 gola për klubin dhe kombëtaren gjatë vitit kalendarik. Ndërkohë, sezoni i Ronaldos me Real Madridin në vitin 2017 zuri vendin e tretë, duke konfirmuar dominimin e portugezit në këtë votim. BOAT u organizua për të shënuar 70-vjetorin e Topit të Artë dhe u vendos nga votat e tifozëve, jo nga juria e gazetarëve që përcakton fituesin e çmimit tradicional. Votimi përfshiu dhjetë legjenda të futbollit që e kanë fituar Topin e Artë të paktën dy herë. Raportohet se një votë vlente 1 euro dhe tifozët patën mundësi të votonin disa herë. Megjithatë, BOAT nuk është një Top i Artë i ri zyrtar, por një vlerësim simbolik i sezonit më të mirë në historinë e çmimit. Ronaldo ka pesë Topa të Artë, ndërsa Messi kryeson me tetë, por këtë herë portugezi doli fitues në votimin e tifozëve. Ne.k./ReportTv.al cristiano ronaldo BOAT Topi i Arte France Football Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5006 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?