Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit një ditë më parë e cila rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët sërish nuk janë paraqitur në gjyqe. Vetëm këtë të enjte kanë dështuar të paktën 10 seanca gjyqësore, përfshirë për çështjen Meta-Kryemadhi apo Ilir Beqja për dosjen e Sterilizimit. LEXO edhe...Dështimi i seancës në GJKKO për shkak të mungesës së avokatëve, Kryemadhi: Po më pengohet e drejta e mbrojtjes dhe normaliteti i jetës! (VIDEO) Burime për Report Tv konfirmuan se avokatët presin një qëndrim nga Dhoma pavarësisht vendimit në Administrative. Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet të ketë një mbledhje dhe më pas një qëndrim. Deri atëherë sipas tyre bojkoti qëndron në fuqi. Bojkotimi i proceseve në GJKKO u mor si vendim që prej 9 shtatorit të kaluar si reagim ndaj një rregulloreje censuruese të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë. P.J/ReportTv.al rregullorja e GJKKO dhoma e avokatise Gjyqi i ilir Metës ilir beqaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5021 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

