Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Thirrjet tona në çdo kancelari. Bota pse s’po flet? Kush ia ka mbyllur gojën?!”/ Ilir Xhemalaj: Do ta çajmë këtë sistem, drejt rrugës së fitores


Aktivisti Ilir Xhemalaj, duke folur nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se prej 70 ditësh sheshi vijon të jehojë nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Ilir Xhemalaj, duke folur nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se prej 70 ditësh sheshi vijon të jehojë nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e kancelarive ndërkombëtare ndaj protestës dhe bëri thirrje për vijimin e qëndresës. “70 ditë që ky shesh oshëtin me thirrjen: ‘Rama, jep dorëheqjen’. Kjo thirrje është dëgjuar në çdo kancelari në kryeqytetet e botës, dhe bota sërish hesht. Ku janë? Pse nuk flasin për këtë revolucion që po ndodh në Shqipëri? Pse nuk flisni? Kush ua ka mbyllur gojën?!

Ne shqiptarët në historinë tonë, e kemi çarë rrugën e historisë dhe do e bëjmë kështu. Ne si popull do ta çajmë këtë sistem, rrugën drejt fitores. Fitore!”, pohoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta