Protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Me flamuj, pankarta dhe banderola, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama, jepe dorëheqjen”, janë thirrjet e protestuesve, ndërsa nuk mungojnë mesazhet kundër të gjithë klasës politike.
Kjo është protesta e 70-të radhazi që zhvillohet kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. /CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

