MALIQ- Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit dhe bashkimit të saj me Korçën u shoqërua me tensione, ndërsa organizatori Arian Asimi dhe disa prej protestuesve sulmuan gazetarët që po raportonin ngjarjen në terren, mes tyre edhe korrespondentin e Report Tv në Korçë, Armand Braho. Në momentin kur grupet e xhirimit po intervistonin disa prej protestuesve, organizatori i protestës, Arian Asimi, i njohur edhe si eksponent politik i Adriatik Lapajt, iu drejtua gazetarëve me akuza dhe ofendime, duke i cilësuar mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit. Situata degradoi edhe në përplasje fizike, duke penguar gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës. Arian Asimi: Ta tregoj unë këtë fytyrë, që i shërben këtij sistemi dhe vjen këtu për të prishur protestën. LEXO EDHE:Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6% Gazetarët: Po sulmoni të gjithë gazetarët. Asimi: Shporru që këtu, mos provoko në protestë. Do të dilni para të gjithë shqiptarëve. Pse filmon? Ti duhet të largohesh se i shërben këtij sistemi. Përballë ofendimeve dhe akuzave, gazetarët ndërprenë intervistat, hoqën mikrofonat dhe u larguan nga protesta, duke refuzuar të vijonin raportimin në këto kushte. Më pas ata iu drejtuan Komisariatit të Policisë së Maliqit për të bërë denoncim për rastin. Arian Asimi në foto me Adriatik Lapajn SI.E./Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale maliq Korce armand braho Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tik skuthi: 27/08/2026 13:11 Talibanët e tikut llapaqeni,,kur do dhe ky këlysh të merret me politikë,,jevg delvine Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
