Lajme Zone
Arrestohet koordinatori i krimit, Ergys Agasi!
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet koordinatori i krimit, Ergys Agasi!

Agasi kërkohej që prej dhjetorit të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë operacionit të 16 dhjetorit 2025, agjentët e BKH-së dhe Policia ushtruan kontrolle në ambiente të lidhura me të, por biznesmeni nuk u gjet dhe prej atij momenti qëndroi në arrati.

Ergys Agasi Ergys Agasi, i njohur edhe si koordinatori i krimit, akuzohet për grup të strukturuar kriminal, manipulim tenderësh, dhunë, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim parash. Pas më shumë se tetë muajsh në kërkim, është arrestuar në zonën e Plelave Ergys Agasi, një nga personazhet kryesore të dosjes së SPAK për tenderët e AKSHI-t, i njohur dhe si koordinatori i krimit.

Agasi kërkohej që prej dhjetorit të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë operacionit të 16 dhjetorit 2025, agjentët e BKH-së dhe Policia ushtruan kontrolle në ambiente të lidhura me të, por biznesmeni nuk u gjet dhe prej atij momenti qëndroi në arrati.

Sot për arrestimin e tij janë angazhur RENEA dhe FNSH, teksa është kapur ndërsa udhëtonte me makinë nga Elbasani drejt Durrësit. Sipas burimeve, ai është lokalizur në Elbasan, ku dhe dyshohet se ka qëndruar këto kohë. Policia e ka ndjekur deri në zonën e Plepave, ku dhe ka ndërhyrë. Arrestimi i tij mbyll kështu një arrati që nisi me shpërthimin e një prej dosjeve më të rënda të viteve të fundit për prokurimet publike. Agasi nuk është një biznesmen periferik në hetimin e SPAK. Ai dhe biznesmeni Ermal Beqiri janë konsideruar nga organi i akuzës si figura kyçe të mekanizmit të dyshuar kriminal që vepronte rreth tenderëve të AKSHI-t. Beqiri u arrestua në Francë më 24 korrik dhe autoritetet franceze po shqyrtojnë kërkesën shqiptare për ekstradimin e tij.

Dosja për të cilën hetohet Agasi shkon shumë përtej dyshimeve për një tender të paracaktuar. Procedimi i SPAK përfshin akuza për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë”, “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, krahas veprave të korrupsionit që hetohen në të njëjtin procedim.

Në materialet hetimore të bëra publike më herët del një skemë ku tenderët dyshohet se diskutoheshin dhe orientoheshin përpara zhvillimit të procedurave. Në pamjet dhe komunikimet e sekuestruara nga hetuesit përmenden projekte, vlera kontratash dhe kritere prokurimi. Në një prej bisedave të administruara në dosje përmendet edhe dyfishimi i vlerës së një projekti nga 2 në 4 milionë.

Një nga episodet më të rënda të dosjes lidhet me biznesmenin Gerond Meçe. Sipas materialeve hetimore të raportuara në media, ai u mor forcërisht në gusht 2025 nga persona të veshur si punonjës policie dhe agjentë të BKH-së dhe u mbajt nën presion për t'u tërhequr nga ankesat për procedurat e tenderëve. Hetuesit dyshojnë se pas këtij episodi qëndronte grupi i drejtuar nga Agasi dhe Beqiri.

SPAK ka administruar gjithashtu komunikime mes Agasit dhe Beqirit që, sipas dosjes së publikuar në media, lidhen me tenderët dhe me çështje të tjera që ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Këto materiale janë pjesë e provave mbi të cilat është ngritur dyshimi për rolin e Agasit në strukturën që hetohet.

Por dimensioni i dosjes u bë edhe më i madh në prill.

Më 21 prill 2026, SPAK njoftoi zyrtarisht sekuestrimin e pasurive me një vlerë të përgjithshme mbi 40 milionë euro në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Masa përfshiu pasuri të lidhura me disa nga personat nën hetim, ndërsa vetëm në ngarkim të Agasit lista përmban një numër të madh pronash, automjetesh, llogarish bankare dhe interesash biznesi.

Sipas vendimit të gjykatës të raportuar në media, në rastin e Agasit bëhet fjalë për 29 pasuri, të shpërndara kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Vetëm tokat e regjistruara në emrin e tij arrijnë në rreth 78,961 metra katrorë, ose afro 7.9 hektarë.

Një pjesë e konsiderueshme e pronave ndodhen në zonën e Petrelës. Lista zyrtare e SPAK përfshin, ndër të tjera, një sipërfaqe pylli prej 26,690.9 m² me ndërtesë 346.2 m², parcela të tjera pylli prej 5,288 m², 8,956 m², 8,260 m² dhe 9,316 m², si dhe një tokë arë prej 10,300 m².

Nën sekuestro janë vendosur edhe prona në Lundër, apartamente dhe garazhe në Tiranë, truall, ndërtesë dhe apartament në Durrës, si dhe një pronë truall e ndërtesë në Gjilekë të Vlorës. Në listë është edhe një Land Rover Defender i vitit 2023, subjekti tregtar i identifikuar nga SPAK me inicialet “E.A.S.” dhe llogari bankare në tre banka të nivelit të dytë.

Hetuesit kanë shkuar edhe përtej pasurive që Agasi kishte vetëm në emrin e tij. Në prill u raportua se hetimet kishin zbuluar një projekt për ndërtimin e një kompleksi luksoz në periferi të Tiranës, ku Agasi dyshohej se bashkëpunonte si bashkëinvestitor me Elvis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës”, i shpallur në kërkim në një tjetër hetim të SPAK për trafik ndërkombëtar kokaine.

Një tjetër linjë e hetimit ka prekur resortin “Equos”. Sipas dëshmisë së biznesmenit Orest Sota, të raportuar në media, Agasi kishte një zyrë brenda kompleksit dhe në emrin e tij rezultonin të regjistruara prona të lidhura me resortin. Këto rrethana janë bërë pjesë e hetimeve më të gjera për origjinën dhe qarkullimin e pasurive.

Figura e Agasit kishte marrë ndërkohë një peshë të pazakontë edhe në debatin politik. Ai nuk ka mbajtur një post të lartë publik, por emri i tij është përmendur vazhdimisht në akuza politike për ndikim pranë qeverisë dhe për marrëdhënie me zyrtarë të lartë.

Kur u pyet në konferencën e fundvitit 2025 për rolin e Agasit dhe ndikimin që sipas dosjes dyshohej se kishte në tenderët e AKSHI-t, kryeministri Edi Rama tha se çështja ishte pjesë e hetimeve dhe se nuk kishte dijeni që ta lejonte të komentonte informacionet që po publikoheshin.

Prej atëherë, hetimi është zgjeruar ndjeshëm. Nga kontrollet e dhjetorit u kalua te sekuestrimi i mbi 40 milionë eurove pasuri në prill, ndërsa dosja përmban tashmë jo vetëm dyshime për manipulimin e tenderëve, por edhe episode dhune, pengmarrjeje dhe pastrimi parash.

Për muaj me radhë mbetej një pikëpyetje e madhe: ku ishte Ergys Agasi?

Ndërsa ndaj tij kishte një masë “arrest me burg”, kontrollet e para nuk e gjetën. Në media qarkulluan versione se mund të ishte larguar jashtë Shqipërisë, por paralelisht pati raportime se ai mund të vazhdonte të fshihej brenda vendit. Elbasani ishte një prej emrave që u përsërit në këto raportime.

Tashmë, me arrestimin e tij dosja hyn në një fazë të re. Agasi pritet të përballet drejtpërdrejt me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij dhe me akuzat e ngritura në kuadër të hetimit të SPAK.ergys agasi arrestohet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike "Pse filmon?”/ Disa të rinj dhunojnë brutalisht 46-vjeçarin në Sarandë, i thyejnë kockën e syrit! 26 Gusht 2026, 19:0019:00Kronike U fut për t’u larë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e Komanit! 26 Gusht 2026, 18:4618:46Kronike Kapet në Spanjë “magjistari” shqiptar i arratisjeve Taulant Toma, sfidoi katër herë burgjet e Europës! 26 Gusht 2026, 17:3817:38Kronike Emrat/ Vrau gruan në sy të fëmijëve, zbardhet dinamika e krimit në familjen shqiptare në Greqi! 26 Gusht 2026, 16:2016:20Kronike Zbardhen detaje nga krimi në familjen shqiptare në Greqi: 53-vjeçari tentoi të vriste veten duke pirë naftë 26 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike Tjetër krim në një familje shqiptare në Greqi, 53-vjeçari vret bashkëshorten me thikë në sy të fëmijëve 26 Gusht 2026, 14:4514:45Kronike