Lajme Zone
Detaje nga kapja e Ergys Agasit/ I kërkuari i SPAK nën shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ushtarit të Ilir Prodës
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga kapja e Ergys Agasit/ I kërkuari i SPAK nën shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ushtarit të Ilir Prodës

Sipas informacioneve, Agasi është kapur teksa lëvizte nga Elbasani në drejtim të Durrësit, gjatë një operacioni të mirëorganizuar te zona e Plepave, ku janë angazhuar forcat speciale RENEA dhe FNSH.

Proda-Shpataraku dhe Ergys Agasi Në momentin e arrestimit, Agasi ishte nën shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ish-drejtues i Policisë së Elbasanit, i njohur si njeri i afërt i Ilir Prodës dhe i përjashtuar nga Policia vetëm tre muaj më parë nga drejtori Skënder Hita. Detaje të reja dalin nga arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i kërkuar prej muajsh nga drejtësia për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

Sipas informacioneve, Agasi është kapur teksa lëvizte nga Elbasani në drejtim të Durrësit, gjatë një operacioni të mirëorganizuar te zona e Plepave, ku janë angazhuar forcat speciale RENEA dhe FNSH.

Por detaji që e bën edhe më të fortë operacionin është personi që ndodhej me të në makinë momentin e kapjes. Ergys Agasi ishte nën shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ish-zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, i njohur edhe si ‘ushtari” i ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda. Mësohet se të dy janë arrestuar nga policia.

Shpataraku nuk është më pjesë e Policisë. Vetëm tre muaj më parë, në maj 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, firmosi përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu. Ai ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa si motiv për largimin e tij u raportua mosparaqitja në punë. Në atë periudhë mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Arrestohet koordinatori i krimit, Ergys Agasi!

26 Gusht, 19:31 Por Shpataraku ka pasur një histori të gjatë problemesh brenda Policisë.

Në vitin 2023, kur mbante funksionin e shefit të Antidrogës në Policinë e Elbasanit, ai u pezullua dhe u mor nën hetim për shpërdorim detyre. Hetimi lidhej me një ngjarje të shtatorit 2022, kur Shpataraku kishte kapur një person të shpallur në kërkim, por më pas e kishte lënë të lirë duke mos zbatuar urdhrin e prokurorisë. Masa e pezullimit ndaj tij u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Pavarësisht këtij episodi, Shpataraku u rikthye në sistem dhe vijoi ngjitjen në strukturat drejtuese të Policisë.

Karriera e tij është e lidhur fort me Elbasanin. Shpataraku ka punuar si zëvendës i Ilir Prodës gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Policinë e Elbasanit. Më 3 tetor 2024, ditën kur Proda mori drejtimin e Policisë së Shtetit, në krye të strukturave të Elbasanit u komandua pikërisht Shpataraku. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shpatarakut është përmendur edhe në materiale të strukturave ligjzbatuese lidhur me dyshime për dekonspirim operacionesh policore, mosraportim aktivitetesh kriminale dhe fshehje denoncimesh. Këto janë raportime mbi dyshime të ngritura ndaj tij dhe jo konstatime të një vendimi gjyqësor.

Në mars të këtij viti ai u pezullua sërish nga detyra, ndërsa në maj erdhi vendimi përfundimtar i Skënder Hitës për ta nxjerrë jashtë Policisë së Shtetit.

Vetëm pak muaj më vonë, Shpataraku del në një tjetër episod të fortë: në shoqërinë e Ergys Agasit në momentin kur forcat speciale kapën këtë të fundit.

Biznesmeni kërkohej që prej dhjetorit 2025, kur GJKKO caktoi ndaj tij masën “arrest me burg” në dosjen e AKSHI-t. SPAK e akuzon Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se manipulonte tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përdorur sipas hetimit edhe dhunën dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

Një nga episodet më të rënda të dosjes është ai i biznesmenit Gerond Meçe, i cili sipas hetimeve u mor forcërisht në gusht 2025 nga persona të veshur me uniforma policie dhe të ngjashme me ato të BKH-së. Ai u mbajt nën presion që të tërhiqej nga ankimimet për tenderët e AKSHI-t dhe më pas u la i lirë në një fshat të qarkut të Elbasanit. Sipas materialeve të hetimit të raportuara në media, urdhri dyshohet se lidhej me grupin e drejtuar nga Agasi dhe Beqiri.

Të dy biznesmenët i shpëtuan operacionit të dhjetorit 2025. Beqiri u kap më pas në Francë në korrik 2026, ndërsa Agasi vazhdoi të ishte në kërkim.

Tashmë arratia e Agasit përfi në Durrës, me ndërhyrjen e RENEA-s dhe FNSH-së dhe me një detaj që pritet të marrë vëmendje të veçantë: në momentin e kapjes, sipas informacioneve, ai ishte me një njeri që deri pak muaj më parë kishte qenë pjesë e strukturave drejtuese të Policisë. Dhe jo me një ish-polic çfarëdo.

Ulian Shpataraku ka drejtuar Policinë e Elbasanit, ka qenë shef Antidroge në këtë qark, është pezulluar dhe proceduar më herët për lirimin e një personi në kërkim dhe në maj u përjashtua përfundimisht nga Policia e Shtetit. /Pamfletiagasi shpataraku Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Arrestohet koordinatori i krimit, Ergys Agasi! 26 Gusht 2026, 19:3019:30Kronike "Pse filmon?”/ Disa të rinj dhunojnë brutalisht 46-vjeçarin në Sarandë, i thyejnë kockën e syrit! 26 Gusht 2026, 19:0019:00Kronike U fut për t’u larë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e Komanit! 26 Gusht 2026, 18:4618:46Kronike Kapet në Spanjë “magjistari” shqiptar i arratisjeve Taulant Toma, sfidoi katër herë burgjet e Europës! 26 Gusht 2026, 17:3817:38Kronike Emrat/ Vrau gruan në sy të fëmijëve, zbardhet dinamika e krimit në familjen shqiptare në Greqi! 26 Gusht 2026, 16:2016:20Kronike Zbardhen detaje nga krimi në familjen shqiptare në Greqi: 53-vjeçari tentoi të vriste veten duke pirë naftë 26 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike