Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë, në det të hapur pranë ishullit Flores. Tërmeti ndodhi të premten, më 14 gusht, në orën 21:58, në një thellësi prej 10. Epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore, në ishullin Flores. Në zonën bregdetare, dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar. Gjatë natës, bilanci i viktimave u rrit nga ora në orë. Sipas raportimeve, viktimat janë “të paktën 20”. “Dy viktimat e para të raportuara ishin një burrë dhe një grua, më pas u konfirmuan edhe vdekje të tjera”, deklaroi për mediat në Xhakartë Berton Suar Pelita Panjaitan, zëdhënës i agjencisë përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave. “Do të njoftojmë zyrtarisht numrin përfundimtar të viktimave dhe shkallën e dëmeve të shkaktuara në ndërtesa nga tërmeti sapo të kemi të dhënat.” LEXO edhe...Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, BE jep 2 milionë euro ndihmë për zonat e prekura Në orët e para u dha gjithashtu alarmi për cunami, i cili më pas u anulua. Autoritetet indoneziane kishin bërë edhe një thirrje për evakuim, përmes deklaratave të Abdul Muharit, një tjetër zyrtar i së njëjtës agjenci: “U bëjmë thirrje të forta komuniteteve tona përgjatë bregdetit verior të Floresit dhe në zonat jugore që të kryejnë menjëherë vetevakuimin.” Banorëve iu kërkua të “largohen nga bregu, duke u zhvendosur më shumë se dy kilometra në brendësi të territorit ose duke shkuar në zona kodrinore mbi 10 metra lartësi.” Megjithatë, alarmi për cunami u hoq rreth 5 orë më vonë./Corriere P.J/ReportTv.al Indonezi termet Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.2% Jo 52.9% I/e dyzuar 7% Vota total: 5549 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

